• |
ide | kryesore

Analiza e DW: A mund të mbrohet Evropa pa SHBA-në?

Lajme, Të fundit



Në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se do të ketë më shumë ndihma për Ukrainën në drejtim të mbrojtjes ajrore. Po ashtu u vendos aleanca për dronët. Stoltenberg premtoi edhe 1 milionë dronë për Ukrainën.

Por NATO ka mjaft probleme edhe tani. Aktualisht ka shumë pak municion për Ukrainën, lufta është në ngërç me shumë viktima dhe pa perspektivë për një zgjidhje të negociuar. Problem tjetër – pezullimi i përkohshëm i ndihmës ushtarake amerikane që Kievit i nevojitet urgjentisht. “Gjëja e fundit që na duhet është një diskutim rreth armëve bërthamore,” thotë ministri gjerman i MbrojtjesBoris Pistorius. Ai foli para selisë së NATO-s në Bruksel, por mesazhi i tij është drejtuar drejt Berlinit, duke thënë se është “një diskutim kompleks, i cili as që duhet nisur”.

Partneri i tij i koalicionit Christian Lindner nga FDP mund të ndihet i prekur me këtë deklaratë, si dhe kolegia tij partiake Katarina Barley, kryesuesja e listës së SPD për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në një intervistë ajo tha se është e hapur për të diskutuar për bombën atomike evropiane në kuadër të diskutimit për ushtrinë evropiane.

Pa trupat amerikane mungon fuqia e duhur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu beson se hapja e debatit për bombat e reja bërthamore është krejtësisht e gabuar. Nëse diçka ka funksionuar deri më tani, tha Jens Stoltenberg, ishte mbrotja bërthamore. “Ne nuk duhet të cenojmë besueshmërinë e tyre”, tha Stoltenberg. Sidomos pasi mburoja bërthamore amerikane për Evropën është pothuajse e vetmja gjë që ende nuk është vënë në pikëpyetje në dokumentet strategjike të kampit Trump.

Nga këndvështrimi i politologes Jane Puglierin, evropianët përballen me një problem krejtësisht tjetër, e ai është në fushën e mbrojtjes konvencionale. Ajo sheh rrezikun që amerikanët të tërhiqen. Kreu i zyrës së Berlinit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) i referohet “NATO-s së fjetur”. Është një dokument që shkaktoi një valë reagimesh në Uashington. “Kjo ka të bëjë me faktin se mbrojtja konvencionale e Evropës përballohet vetëm nga evropianët”, thotë Puglierin.

Në rast mosmarrëveshjesh me amerikanët do të thyhej vetë boshti kurrizor i mbrojtjes evropiane. Ushtarët amerikanë do të tërhiqeshin nga Evropa dhe bashkë me ta edhe aftësitë si zbulimi, transporti ajror dhe vendosja e shpejtë e trupave luftarake me rezerva të mëdha municioni. Kryesisht gjithçka që i mungon “shumicës së ushtrive evropiane”, thotë Puglierin.

Mungesa e koordinimit

Mangësia duhet të eliminohet me armatim masiv. Me fillimin e luftës në Ukrainë, pati një rritje të paprecedentë të shpenzimeve për mbrojtjen në vendet anëtare të NATO-s. Sipas të dhënave të NATO-s, vetëm në vitin 2024 shpenzimet do të arrijnë në 380 miliardë dollarë ndërsa 18 vende nga 31 sa janë antëare të aleancës do të ndajnë të paktën dy për qind të PBB-së për ushtrinë.

Por vetëm paratë nuk do ta zgjidhin problemin, ka frikë Puglierin. Për sa kohë që qeveritë kombëtare kanë ambicie për të prodhuar tanket, nëndetëset dhe pajisjet e tyre, bashkëpunimi ushtarak do të jetë i vështirë. “Koordinimi i furnizimit evropian me armë dhe municione mezi po funksionon,” edhe pse buxhetet e mbrojtjes kombëtare janë rritur, beson ajo. “Reflekset kombëtare kanë përparësi”, thotë Puglierin.

SHBA pret nga BE më shumë mbështetje për Ukrainën

Tank evropian për të gjithë – është ende vetëm një projekt i mundshëm për të ardhmen, jo për gjendjen aktuale. Në këtë pikë ka një boshllëk të madh që duhet të mbushet. Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith thotë se nuk mund të parashikojë se kur SHBA do të miratojë 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. “Ne e dimë se miqtë tanë në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë urgjente”, tha ajo në një intervistë për studion e ARD-së në Bruksel. Ajo sqaroi se amerikanët presin dhe shpresojnë që evropianët të veprojnë më shumë kësaj radhe. “Mendoj se mbështetja vjen si nga Gjermania, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë, njerëzit në Ukrainë mund të vërejnë se ndihma do të vazhdojë.

Pritshmëritë janë të larta. Edhe për NATO-n kjo është një situatë e pazakontë. Shtetet e Bashkuara, fuqia më e fortë ushtarake në botë, nuk janë në gjendje në Kongres të miratojnë ndihmën e premtuar ushtarake. E kjo po ndodh nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, i cili është plotësisht i orientuar drejt aleancës transatlantike. Ndërsa me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë gjërat mund të ndryshojnë shumë më shumë.

Marrë nga DW



1 Comment

  1. NESE ,AQ PARA ,SA SHPENZON BOTA PER LUFTEN ZHKATRRIMIN DO TI SHPENZONTE PER DOBIN PAQEN ,GJITHA NEVOJAT ZGJILLEN ,POR KY ESHTE FUNDI KUR PADREJTESIJA BEHET SISTEM JETE ME EMER NA BASHKON INTERESI thotë:

    CMUND TE FLASESH KUR NJERZIT ,ME KRIJIM HYJNOR ,NDJESHMERI HYJNORE PERFUNDOJN NE ANTI NJEREZ DHE ANTI VETE SEPSE PRIMARE VEN VETEN EGON SEJCILI TE KET GJITHCKA KONTROLLOJ GJITHCKA DAL I PARI QE NJERI TOKEN ME PASURIT E SAJ PO TI JEPET NUK NGOPET PO PER KAQ SA JAN SJU MJAFTON GJITHSIJA, KETE E MENDOJ ,NJE PJES E MALLE FLASIN PERSHTATESHEM ME TE GJITH DHE VEPROJN INTERESIN NDRYSHE MENDOJN NDRYSHE FLASIN NDRYSHE VEPROJN DHE KUR HUMBIN NDRYSHE SHPJEGOHEN ME AKUZA DHE EUFORI TE NDERSJELLT BUKUR E DISIPLINUAN JETEN SHEKULLIN E KALUAR , NE CDO SISTEM TE JETES SIPAS INTERESIT ,POR MOSPERMBUSHJA QELLIMIT BERI TE BJER INTERESI ,DESHTOJN FALIMENTOJN EDHE PSE NUK SHPALLEN KU MUNGESA NDERGJEGJES VLERAVE ME RAMJEN E DISIPLINES NGA INTERESI I VENDOSI GJITH KUNDER NJERI TJETRIT, ARMIQ , KJO ESHTE GJENDJA AKTUALE ,KETE BERI EGOJA PER PUSHTET PARA ,PADREJTESIN SISTEM JETE QE I ZHYTI NE KONKURENC INTERESI ,QE VETEM BEN TE NDRYSHOJN STRATEGJI DERI NE HUMBJEN E FUQIS DHE ARRIJN VET SHKATRRIMIN TOTAL ,LIND PYETJA ,A KA MUNDESI EKUJLIBRASH SHPETIMI ,PER NJERZIMIN AKTUALISHT PAS KESAJ FUNDOSJE ,TE TEORIVE SHPIKJEVE DHE PERFUNDIMEVE ,E SIGURT ,PAFUNDESISHT NE PERQINDJE AI ATJE LART NE QELL ,KA KRIJUAR MUNDESI FUNKSIONALE ME KRIJIM SISTEM UNIK NDERGJALLESOR FUNKSIONI,ME UDHEZIM QE NJEREZVE TU PERGJIGJEN ZGJILLJEVE PER NEVOJAT QE NJERZIT KAN ,DUKE JU LEN ME TE LEHTEN NJEREZVE NE DORE ,VETEM ANGAZHIMIN SI THOT I MADHI ZOT, JO SI DESHIROJN TEKET E NJERIT APO TJETRIT ,VERTET PO ANGAZHOHENI PER SUPERIORITET ,POR PA MUNDESI JU SMUN TE EKZISTONI AS SI INDIVIDUALITET, NE SI NJEREZ NUK JEMI KRIJUAR AS TE MENDOJME AS FLASIM DHE AS VEPROJME E TE KEMI SUKSES JASHT NJE KORNIZE QE ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SUKSES , NUK DQUHET SUKSES DUKE SHKATRRUAR BURIMET E JETES NE CDO KUPTIM ,SUKSES QUHET KUR ,MENDIMI FJALA VEPRA E KRYER KA DOBIN ME TE MADHE SE DEMIN PER SHUMICEN NDERGJALLESORE NJEKOHESISHT DHE URTESI ,NE KEMI NEVOJ TASHME TJA FILLOJM NGA AJA KUPTIMIN VLERSIMIN DHE ORJENTIMIN , TE VLERSOJM FJALEN QE FLASIM PASI FJALA KA MUNDESI ZHVILLIMIN E SAJ, TE KRIJUAR QE NE MENDIM FILLON , DREJTIMI ,NE FJAL ,KEMI ORJENTU LEVIZJET DHE VEPRA SUKSESIN , NE SI NJERES VEC E VEC ESHTE E KRIJUAR TI FUNKSIONOJN SEJCILIT PER VETEN E VET NESE MIR DHE KUNDER TIJE NESE KEQ SI PERGJEGJSI ,KUJT MENDOJM SE PO JA HEDHIM,ASKUJT VETEM VETES, DUKE QEN KESHTU RALITETI QE VET ZGJOLLEM RRUGEN QE PO NA ZHDUK ,NE JEMI ATO QE MUND TE ZGJELLIM RRUGEN QE NA EKUJLIBRON PERDERI SA ESHTE E KRIJUAR DHE FUNKSIONON ,HAKUN PER GJITHCKA ,SIKURSE ASKUSH SNA DETYROJ PER HUMBJEN PO ASHTU ASKUSH SNA IMPONON SHPETIMIN ESHTE ZGJELLJE E LIR UNITETET NE SHKATRRIM ESHTE ATENTAT NDAJ VETES UNITETI NE DOBI ME HAK DO THOT UNITETI MREKULLIVE PERSOSJES CILESIS JETES NE FAKT KETE E DUAM TE GJITH PER VETE ,POR KET JET SPROV ZOTI I KA KRIJUAR SI UNITET EKZISTENCEN TONE PERMES HAKUT NDAJ GJITHCKAJE DHE KESHTU KESHILLON ME UDHEZIM HYJNOR KU NXITET BINDJA PER TA PRANUAR QE SIC DESHIROJM PER VETE TA KEMI NJEJT PER TE GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *