• |
ide | kryesore

Plagosi aksidentalisht me armë kolegun, pezullohet nga detyra polici në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një efektiv policie është plagosur aksidentalisht dje në mesditë nga një koleg i tij gjatë përgatitjes për stërvitje. Megjithëse fillimisht u raportua si vetëplagosje, policia sqaroi sot se inspektori K.Ç, dyshohet nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë ka plagosur në këmbë inspektorin Xh.L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.” , njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *