• |
ide | kryesore

820 kg kokaìnë në Spanjë, autoritetet hetojnë lidhjen me “El Gordo-n” shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanjë



Policia spanjolle vazhdon hetimet pas goditjes së një organizate kriminale shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave dhe sekuestrimin e 820 kg kokainë. Pas çmontimin të organizatës në Valencia, hetuesit po gjurmojnë lidhjet e saj në Kolumbi.

Në operacion, autoritetet arritën të arrestonin 17 persona, duke përfshirë liderin shqiptar të grupit, i njohur për kontaktet e tij të gjera në Amerikën e Jugut (Ekuador dhe Kolumbi), si dhe në Evropë dhe Dubai. Ai drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij.

Në fakt, autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të ketë lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën në fund të vitit të kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli, i kërkuar për ekstradim nga Franca, i cili u arrestua në Santa Marta në gusht 2023. Nikolli njihet edhe me pseudonimet “Niko” dhe “El Gordo”, shkruajnë mediat.

Në 8 kontrolle të kryera gjatë operacionit në Spanjë, ndër të tjera u konfiskuan më shumë se 820 kilogramë kokainë, 226 500 euro cash, tre pajisje zbulimi GPS, 13 automjete (pesë me ndarje sekrete) dhe dy inhibitorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *