• |
ide | kryesore

Po krasiste pemët, punonjësi i bashkisë së Peqinit bie nga lartësia dhe humb jetën

Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti



Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Peqin. Mësohet se një punëtor i kësaj bashkie, 58-vjeç, ka rënë nga lartësia, ku ka qenë duke krasitur pemët dhe ka humbur jetën.

Informacion paraprak:

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *