• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca/ Erzen Breçani shtrohet në spitalin e burgut, GJKKO cakton mjekët për ekspertim

Lajme, Të fundit
Erzen



Është shtyrë për të premten seanca në ngarkim të ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçanit. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e tij. Mësohet se ai është shtruar në spitalin e burgut prej disa ditësh.

Avokatët e tij kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, ku janë shprehur se ai ka probleme me zemrën dhe se i rrezikohet jeta në qeli. Ndërkohë gjykata ka pranuar kërkesën e tyre, ku dhe kanë caktuar mjekët për të kryer akt-ekspertizën mjekësore të kërkuar.

Kujtojmë se Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *