• |
ide | kryesore

“Banditët me uniformë”, Noka: Protestuesit u dhunuan nga policia

Lajme, Të fundit



Pas protestës së 20 shkurtit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

“Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, Z. Andrea Malia e Z. Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht”, shkruan Noka.



3 Comments

  1. “nuk mund ta lëmë PD-në në dorën e ‘Plakut’ (Berishës) dhe nuk mund ta lejojmë ‘Malokun’ (Berishën, pra) ta kthejë PD-në në një OJF”Tomorr Alizoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *