• |
ide | kryesore

Berisha del me propozim të ri: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Në fjalën e kësaj të mërkure nga dritarja për mbështetësit e tij, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi protestën e një ditë më parë. Sipas tij, u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara, më e fortë se kurrë sot. Berisha kishte një kërkesë për demokratët, duke u shprehur se uragani i protestës të mos shihet si një arritje, por si një start, si një pikënisje.

Berisha po vuan arrestin e shtëpisë prej 30 dhjetorit, ndërsa nga ballkoni bëri thirrje për krijimi e një qeverie teknike, pasi siç u shpreh ai me Ramën nuk ka zgjedhje.

“Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, t’i futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, – tha Berisha.

Berisha theksoi se ka ardhur koha që të trokasin në shtëpitë e shqiptarëve. Sipas Berishës, programi i ri dhe misioni i PD-së do të jetë që të investojnë tek shqiptarët.

“Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe ti japin Shqipërisë një shans. T’u tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek shqiptarët.

Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve”, – tha Berisha. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Vetem rrotacioni politik mund ta ndal Shqiperine drej rrokullisjes ku e ka shtyre rilindja.

    E mira e Shqiperise dhe e vete rilindjes do te ishte te pranonte zgjedhje te lira e te ndershme

    per te evituar nje perplasje te panevojshme qe ne e kemi provuar qe eshte e demshme per

    te gjithe.

  2. Shqiperia s ka qen kurr me mire se sot.
    Dumbabistat ate pune kan. Te qajn e te ulerijn. Per fatin e tyre te keq.
    Po kujt i plasi trapi.

    Sa per kerkesat e plakut te qelbur….. Kush pordhi????

  3. Kush na foli ketej nga fundi,Hi, hi, hi, si dhi.Ou, qenkan kelyshet, po, po, jane ata qe yshqehen ne halene e Rames, Qe te jene kaqe te kenaqur me kete pushtet, vetem shqiptare nuk jane, por me siguri Bengladeshas te natyralizuar Keta, zuzare, hipokrite si ata qe i drejtojne, nuk shihkan se si po na vjedhi nga te tera anet, si korruptojne, abuzojne, rendojne jeten e popullit me taksa, cmime, kur rrogat, pensionet jane as per minimumin jetik.Cfare shtet, qeveri, ku asnje investim i huaj nuk te shkel per investime, por vetem me oligarket qe nda parane e popullit Po a shihni ore qyqare se njerezit po rrokullisen ne varferi afrikane, e ju, banle gjerizi rilindasmediokerr, katile, na shprehni kenaqesine ndaj katileve te pushtetit, sepse dhe ju, ini bira kurvi.

  4. BERISHA NUK KA ASNJE HALL PERSONAL, HALL KA RAMA E CO, SE E DINE CKA BERE, E BEN, ANDAJ ATE QE KA NE DORE E BERI.POR, QESH MIRE, AI QE QESH I FUNDIT, SDO KETE BIRE KURVI QE TE MBROJE RAMEN PER KETE, ATO QE KA BERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *