• |
ide | kryesore

Lubonja: Tërheqja e PS nga amnistia penale fsheh diçka tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja penale



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me debatet rreth amnistisë penale, duke thënë se tërheqja nga ky ligj është disi e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë. Sipas tij nëse mazhoranca socialiste do të arrinte të kalonte ligjin për amnistinë me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë e plotë, nuk do e kishin problem.

Ai theksoi se është pikërisht fakti që nuk arritën të mbledhin 84 votat arsyeja se përse socialistët u tërhoqën, dhe jo justifikimi i traditës së konsensusit.

“Kërcet pak se përndryshe mund të ishte edhe normale, dikush bën edhe korrupsion, mund të falet, por në këtë kontekst është pak e ngatërruar dhe komprometuese për qeverinë. Ky është një sinjal që u jepet këtyre bedelëve të përdorur. Nuk më duket diçka që bën çudi pasi në fund të fundit, të mos dënosh ata që i ke pasur bashkë shokë në korrupsion dje, është pjesë e lojës këtu te ne.

Nuk është problemi se këtu kemi një qeveri të angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe vërtetë mund të jetë e ashpër, por për mendimin tim aty kërcet korrupsioni nga mëngjesi në darkë. Nëse do ta kalonin me 84 vota, pa e marrë ata përgjegjësinë nuk do e kishin problem. Fakti që nuk i bëjnë dot 84 vota është arsyeja pse janë tërhequr. Jo siç thotë Çuçi që është tradita e konsensusit, ata kanë bërë ligjin elektoral që duhet me konsensus pa opozitën”, – u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ik ere kar se je bo gjithollog. Burgun e ke bere edhe ti dhe babai yt ishte miku i Enver Hoxhes . Nuk ishte opozitar!
    Ne vend te tregoje meshire se e di se cdo me thene, tani po ben filozofi! Turp te kesh pis shtrems!

  2. Si ja ze goja Lubonjes qe thote pa pike turpi qe qeveria ben korrupsopn nga mengjesi ne darke.

    Une dyshoj se ky eshte i futur nga agjenturat e huaja per te prishur imazhin e qeverise

    dhe kryeminstrit tone . Kur u korruptua qeveria dhe kryeministri kur vete z.Blinken vetem

    para pak ditesh tha se KM eshte udheheqes i shquar dhe kryeminiter shume i mire.

    Une nuk i besoj Lubonjes, as opozites, as Ahmetaj, as SPAK-ut qe qellimisht i fut ne

    burg bashkepunetoret e KM, as gazetas Bild, as Kontrollit te Larte te Shtetit, une i besoj

    vetem z. Blinken. Aaaa, nese Lubonja e ka fjalen se qeveria dhe Rama jane korruptuar pas

    vizites se z.Blinken atehere eshte tjeter gje dhe si njeri dhe gazetar me integritet edhe mund

    ti besoj,

    1. Lubonja thote te verteten o patronazhist,pse quditesh…!gjeje ni te ripjerdhes qe nuk eshte i koruptuar ,hajdut me vule,ju qe mbroni kete qeveri hajdutesh keni shitur bythen ,dhe keni per detyre ta mbroni ripjerdhen.!

  3. Kush vidhet, taksohet, mjerohet si ketu, Blikeni apo populli shqiptar.Na thoni se qeverine Amerikane jane bije kuqalesh, JO, se e ka ndaluar me ligj, andaj, pa cka, ta kemi servilin, korruptuesin ne SHqiperi, te kemi stabilokraci, pa per te tjera qe dhen ne demokraci, qe Rama si autokrat ka thyer e shkelur cdo ligj e rregull te demokracise, per habi,cudi,ndofta per tinezi, hipokrizi na e shet ujkun, lubine si dele.Me mire qarte se ke kemi, si e kemi, eshte, kush wshte, cka bere, e ben, se e njeh populli, nuk do mund te na e shese e rreklamojeBlikeni i Sorosit, e jo AmerikaSi simbol i mbrojtjes se demokracise boterore.Edhe Blikeni kalimtar politik i perkoheshem, qe do harrohet shpejt, por njollen politike e damkos tek ne, fatkeqesisht, ishte skifo, e djallezuar., kur mbron levdon njKM,tashme, edhe vete nga departamenti Amerikan si te korruptuar, qeveri e droges, bandite.Po ja qe ndodh cudia.Populli ne kenge thote,,, Te tjera ben, e te tjera thua, kerko, te ma prcesh mendjen mua,,,,, Se ha me njeri, SAPUNIN PER DJATHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *