• |
ide | kryesore

Shpërthen me lëndë plasëse një makinë e parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një makine të parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm. Policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa mësohet se një shishe me benzinë molotov i është hedhur një makine tip ‘Audi’ të bardhë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit/ëve, ndërsa policia do këqyre edhe kamerat e sigurisë në zonë që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre, pasi mjeti ka qenë i parkuar në një zonë të frekuentuar të qytetit të Shkodrës, ku shumë biznese janë të pajisura me kamera sigurie.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *