• |
ide | kryesore

Bourigeaud e pëson keq: ndërsa i shënonte trigolësh Milanit, hajdutët i bastisnin shtëpinë

Sport
Bourigeaud



Mbrëmja e të enjtes ishte një natë e paharrueshme për Benjamin Bourigeaud, por me implikime negative. Për dy arsye: mesfushori francez arriti të shënonte një trigolësh emocionues kundër Milan, por që nuk ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë Rennes kualifikimin në raundin e 1/8 të Europa League; teksa shënoi tre golat që mposhtën (në 90 minuta) ekipin e Piolit, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Detyra, para fillimit, ishte veçanërisht e vështirë. Duheshin përmbysur tre gola ndaj Milan pas humbjes së qartë (3-0) të pësuar në ndeshjen e parë, në San Siro. Ai që u përpoq të mbante gjallë shpresat e francezëve për një rikthim ishte Bourigeaud. Ai i dha Rennes epërsinë tre herë. Megjithatë, golat e Jovic dhe Leao e bënë të kotë përpjekjen e mesfushorit dhe e ruajtën kualifikimin.

Lexo më tejVideo/ Milan humbet në Rennes por avancon: dy nga katër ekipet fitojnë në shtesë në playoff të Europa League

NDËRKOHË, HAJDUTËT I BASTISËN SHTËPINË!

Por eliminimi nga Europa League nuk ishte i vetmi lajm negativ i mbrëmjes për Bourigeaud. Sipas calciomercato.com, teksa francezi ishte në fushë në Roazhon Park, shtëpinë e tij e grabitën hajdutët. Bastisja kishte një vlerë prej disa mijëra euro. Me pak fjalë, vlen të thuhet: mbi zhgënjimin, edhe dëmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *