• |
ide | kryesore

Video/ Fulham hesht Old Trafford, Broja ngroh stolin: rrëzohet United, fitoren e madhe e Aston Villa

Sport, Video
Fulham



Goditje e madhe e Fulham në Old Trafford, duke mposhtur 1-2 Manchester United. Ndalet pas katër fitoresh rradhazi skuadra e ten Hag, e dënuar në minutën e tetë shtesë nga Iwobi. Armando Broja ngrohu stolin për 100’, pa marrë asnjë shenjë për aktivizimin nga tekniku Silva. Fitore e madhe e Aston Villa, që shkatërroi 4-2 Nottingham Palace, ashtu si Crystal Palace, që dënoi 3-0 një Burnley që luajti me 10 lojtarë nga minuta e 37’. De Zerbi e Brighton rrëmbejnë një 1-1 të pashpresuar përballë Everton, falë golit në shtesë të Dunk, kur luanin me një lojtar më pak.

ASTON VILLA 4-2 NOTTINGHAM FOREST

Aston Villa forcon pozitat në vendin e katërt të Premier League, duke thyer 4-2 Nottingham Forest. Villians kaluan në avantazh që në minutën e 4’ me Watkins, ndërsa pjesa e parë ishte fatale për miqtë. Aston Villa dyfishoi në minutën e 29’ me Luiz, që bëri tris dhjetë minuta më vonë, duke iu gëzuar dygolëshit personal. Pak shpresë për Nottingham u formua para se skuadrat të shkonin në pushim, falë golit të Niakhaté. E madje u ndje frikë në Villa Park kur Gibbs-White i bëri shifrat 3-2 në minutën e 48’. Qetësinë e vendosi Bailey me pokerin në minutën e 61’. Villians janë në zonën Champions, +5 nga Tottenham që duhet ende të luajë, ndërsa është i 16-i katër mbi zonën e rënies.

BRIGHTON 1-1 EVERTON

Brighton ndalon në ambicjet e tij drejt zonën europiane të renditjes i bllokuar 1-1 në shtëpi nga Everton. Në fakt De Zerbi merr një pikë të pashpresuar kur barazoi me dhjetë lojtarë në kohën shtesë. Everton kaloi në avantazh me J. Branthwaite në minutën e 73’. Gjërat për vendasit u komplikuan kur Gilmour doli me karton të kuq në minutën e 81’. Por në të 95’ Dunk barazoi shifrat. Brighton ngjitet në vendin e 7 me 39 pikë, katër pas United, ndërsa Toffies rrezikojnë me 21 pikë, një nga zona e rënies.

CRYSTAL PALACE 3-0 BURNLEY

Burnley u dërrmua 3-0 nga Crystal Palace, pasi mbeti me 10 lojtarë që në pjesën e parë. Dalja me karton të kuq e Brownhill në minutën e 35’ ishte vendimtare. Në pjesën e dytë Richards zhbllokoi ndeshjen në minutën e 68’, para se Ayew (71’) e Mateta me penallti (79’) të vulosnin rezultatin. Burnley kishte mundësi të shënonte golin e nderit në minutën e 87’. Por goli i Fofana u anulua me VAR. Palace ngjitet në vendin e 14 me 28 pikë, ndërsa Burnley mbetet i parafundit me 13 pikë e gjithnjë e më i pashpresë.

Lexo më tej: Video/ Super gol i Rice kundër ish-skuadrës, Arsenal shkatërron 6-0 West Ham: Arteta arrin City e -2 nga kreu

MANCHESTER UNITED 1-2 FULHAM

Pas katër fitoresh radhazi ndërpritet seria e Manchester United, që mbetet jashtë Europës, tre pikë pas Tottenham, që duhet ende të luajë. Skuadra e Ten Hag ndëshkohet 1-2 nga Fulham, që feston në Old Trafford. Në avantazh me golin e Bassey në minutën e 65’, Fulham u surprizua në minutën e 89’ nga Maguire, që barazoi rezultatin. Në fund, në minutën e 97’ Iwobi vendosi ndeshjen, pas asistit të Traore. Tekniku i Fulham Silva e la Brojën në pankinë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa me këtë fitore ngjitet në vendin e 12 me 32 pikë.

Premier League England

Aston Villa 4-2 Nottingham Forest
Brighton 1-1 Everton
Crystal Palace 3-0 Burnley
Manchester United 1-2 Fulham



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *