• |
ide | kryesore

Vendosen datat dhe oraret, ‘Abissnet Superiore’ programohet deri në nisje të fazës së fundit, në mes Kupa

F1, Sport
Abissnet Superiore



Sezoni është futur në fazën e nxehtë dhe programimi me data e orare është i nevojshëm. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 26-të e deri në javën e 28-të. Ndërkohë, është menduar dhe përcaktuar edhe kur do të luhen ndeshjet e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Java e 26-të e “Abissnet Superiore” do të luhet më datën 1 dhe 2 mars. Duke qenë se në mesjavë do të zhvillohen takimet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste, java e 27-të e “Abissnet Superiore” spostohet të dielën (10 mars) dhe të hënën (11 mars). Kjo javë mbyll edhe fazën e tretë, ndërsa java e 28-të që nis atë të fundit është programuar për t’u zhvilluar në fundjavë, më 16 dhe 17 mars.

Lexo më tej: Video/ Skënderbeu fiton me një penallti, dy përjashtime e sherr me Partizanin: kthim i hidhur në Korçë për Shehin

JAVA 26

Laçi-Skënderbeu         01.03.2024 13:30
Egnatia-Dinamo City  01.03.2024 13:30
Partizani-Kukësi          01.03.2024 17:00
Vllaznia-Tirana            02.03.2024 17:00
Teuta-Erzeni                 02.03.2024 17:00

JAVA 27

Erzeni-Partizani           10.03.2024 14:00
Tirana-Egnatia              10.03.2024 17:00
Kukësi-Laçi                    11.03.2024 14:00
Dinamo City-Teuta       11.03.2024 17:00
Skënderbeu-Vllaznia    11.03.2024 17:00

JAVA 28

Erzeni-Laçi                    16.03.2024 14:00
Teuta-Partizani             16.03.2024 17:00
Skënderbeu-Egnatia    16.03.2024 17:00
Kukësi-Vllaznia             17.03.2024 14:00
Tirana-Dinamo City     17.03.2024 17:00

KUPA E SHQIPËRISË FAZA ÇEREKFINALE

Egnatia-Laçi                  05.03.2024 13:30
Partizani-Kukësi           05.03.2024 17:00
Tirana-Teuta                 06.03.2024 13:30
Vllaznia-Erzeni             06.03.2024 17:00



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *