• |
ide | kryesore

Dalin detajet/ Zelensky mbërrin në mesnatë në Tiranë, takim me Ramën në mëngjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
zelensky



Nën masa të rrepta sigurie Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të qëndrojë në Tiranë në një vizitë të parë për më pak se 24 orë. Agjenda e kreut të shtetit ukrainas është ndryshuar disa herë për arsye sigurie dhe është mbajtur e fshehtë deri mbrëmjen e kësaj të marte.

Mbërritja e Zelenskyt që ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite thuhet se do të jetë pak para mesnatës. Të gjitha takimet do të jenë paraditen e së mërkurës ku do të mbahet edhe samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Ai do të bashkëdrejtohet nga Zelensky dhe Kryeministri Edi Rama.

Në të do të marrin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe presidentët e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe kryeministri i Kroacisë. Nuk do të jenë prezent, por do të përshëndesin me një videomesazh presidentët e Greqisë, Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

AGJENDA

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.



10 Comments

  1. Zhelja dhe prijësit e Shqiperisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit te zi dhe Bosnjës , do ta llahtarisin Putinin.
    Palacollëqe.

  2. Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur.

  3. Samiti me idiot qe eshte bere ndonjehere. Vendet e Ballkanit perendimor s’jane te zotet te mbrojne vetveten ne rast rreziku, sepse te gjithe po ikin nga keto vende, pastaj patriotizmi nuk ekziston me vecse ne stadiume.
    Cfare do mbrojne njerzit, apo te mbrojne pasurite e pronat e pushtetareve. Cfare u afrojne keto vende
    rte korruptuara Ukraines edhe me te korruptuar. Kjo behet thjesht dhe vetem qe Rama te behet per nje dite
    lajm boteror se Zelenski po vjen ne Tirane. Ah, po edhe per te vjedhur vca para te shqiptareve te varfer se
    medemek po shkojne per samitin krejtesisht te pavlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *