• |
ide | kryesore

Presidenti Biden shpreson për një armëpushim Izrael-Hamas në fillim të javës tjetër

Lajme, Të fundit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se shpreson që një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që do të ndalte luftimet dhe do të mundësonte lirimin e personave që ende mbahen peng, mund të hyjë në fuqi në fillim të javës së ardhshme. I pyetur se kur shpreson se mund të finalizohet një marrëveshje e tillë, Presidenti Biden tha: “Shpresoj në fillim të fundjavës. Në fund të fundjavës. Këshilltari im i sigurisë kombëtare më thotë se i janë afruar. Janë pranë. Nuk kanë përfunduar ende. Shpresa ime është që deri të hënën që vjen do të kemi një armëpushim”. Presidenti Biden i bëri komentet nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në një emision të kanalit NBC.

Negociatat vazhdojnë për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për të mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë nga grupi militant, në këmbim të lirimit nga Izraeli të qindra të burgosurve palestinezë. Propozimi për një pauzë gjashtëjavore në luftime do të mundësonte gjithashtu dërgimin e qindra kamionëve çdo ditë me ndihmat e domosdoshme për popullsinë e Gazës. Negociatorët përballen me një afat jozyrtar – me fillimin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit rreth datës 10 mars, një periudhë që shpesh shoqërohet me tensione të rritura mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ndërkaq, Izraeli nuk ka arritur të zbatojë një urdhër të gjykatës më të lartë të OKB-së për të ofruar ndihma urgjente për popullsinë e dëshpëruar në Rripin e Gazës, tha të hënën organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, një muaj pas vendimit historik në Hagë që urdhëroi Izraelin të ulë intensitetin e operacioneve ushtarake.

Me një masë paraprake në përgjigje të kërkesës së Afrikës së Jugut ku akuzohet Izraeli për gjenocid, gjykata më e lartë e OKB-së e urdhëroi Izraelin të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin dhe aktet e gjenocidit në enklavën e vogël palestineze. Gjykata nuk urdhëroi ndalimin e ofensivës ushtarake që ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Izraeli i mohon akuzat dhe thotë se po lufton për t’u vetëmbrojtur. Me gati pesë muaj luftime, Izraeli tashmë po përgatit zgjerimin e operacionit tokësor në Rafah, qytetin më jugor të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, ku janë strehuar rreth 1.4 milionë palestinezë.



3 Comments

  1. Plehrat do na fusin mish per top ne luften me Ukrainen. Amerikanet dhe Evropianet qe po bejne genocid ne Palestine bashke me izraelin

  2. Po, po, mbasi inkurajoi, perkrahu pese muaj barbaret, kriminelet izraelite, mbasi u vrane e po vriten mijera, mijera civile, burra, gra, femij, pleq, mbasi rrafshoi ne menyre te pa pare qytete qe as Hitleri nuk ka vepruar me kaqe urrejtje e shkatrrim, ky, bidon i shpuar fizikisht, menderisht, po na lajmeron per paqen qe mund te ndodhe,,,,, kur, mbasi ska mbetur me per te djegur e therrmuar, kur njerezit jane fushe si kope , te uritur, rraskapitur, te vrare e derrmuar, te pa ngrene, pa uje, ushqim, mjekim, kujdestari.Kete ka bere izraeli ndaj atij populli te pa armatosur, qe ka qe nga viti48, qe izraeli po i largon nga autoincetiteti i tyre i tokave historike.Andaj, nga nje shkendij e nji grupi terrorist, te zhdukesh nji popull prej dy milion e gjysem, te pushtosh te tere Palestinen, te perdoresh arsenal lufte qe ndalohet te perdoret ndaj civileve, dhe ky,Bidon, ap o ndonji tjeter kane bere nje sy qoorr, e nje vesh shurdh, ne perkrahje te krimeve, pushtimeve izraelite, me kesi dredhishe e politikash, qe sot jane hapur ne disa vende, kjo lloj propagande te ngjall mos besim.Jane po vete, kjo bote masonesh qe na rrotullojne, e tallin bythet me ne.Pa cka, popull jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *