• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjirokastrës



Vihet në pranga ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi.

Ka qenë një operacion i përbashkët mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish-bashkëpunëtorit te tij në Kadastrën e Gjirokastrës, Alban Memishaj.

Akuza që rëndon ndaj Taçit është për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

Qysh dje në darkë policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent.

Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databaze online.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *