• |
ide | kryesore

Berisha: Rama njëlloj si Putini e Lukashenko, nuk ka asnjë të ardhme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha e krahason Ramën me Lukashenkon e Bjellorusisë dhe Putinin e Rusisë kur është fjala te asfiksimi i opozitës. Gjatë fjalës së tij këtë pasdite përpara mbështetësve të mbledhur poshtë banesës, Berisha theksoi se PD është sot shumica politike dhe morale në vend dhe sipas tij kjo u faktua me tubimin e 20 shkurtit.

Pjesë nga fjala e Berishës.

Edi Rama, njëlloj si Putini, njëlloj si Lukashenko, si Ajatollahët, mban të arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Sepse e di se nuk ka të ardhme. E di se zgjedhje nuk grabit më kurrë, se nuk ka fituar ndonjëherë.

Jo zotërinj, ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është armiku më i madh i votës, u bëni një pyetje të thjeshtë secili çdo socialisti: na thoni pak kur ka marrë votën e fundit nga ju ky njeri në partinë e tij?

Nuk votohet më. Si në asnjë parti tjetër në Europë dhe në botë.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me guxim këtë betejë pa kthim.

20 shkurti faktoi se ne jemi jo vetëm shumica morale, por jemi shumica politike, shumica numerike, forcë në botë që mund të na ndalojë ne që të jemi shumica qeverisëse nuk ka dhe nuk do ketë.



5 Comments

  1. O Sali Kulla te dy me Ramen Lukashenko jeni, ti ke 34 vjet qe si hap rruge asnje tjetri ne PD por ben lojra me kukulla si Basha. Moralist i dhjere.

  2. Ajo qe thote Berisha nuk eshte e vertete.

    Nuk eshte e vertete se Rama eshte njelloj si Putini. Eshte mijera here me i keq. Po te

    ishte Putini si Rama, po ta kishte bere Rusine ferr per Ruset sic e ka bere Rama Shqiperine per

    shqiptaret dhe per pasoje po te kishin ikur 1/3 e ruseve ose 48 milion ruse kryesisht te rinj nga

    Rusia , atehere detyra e Ukraines do ishte krejt e lehte dhe fitorja e saj e padiskutueshme.

    Putini nuk merr parate e ruseve e te paguaje ambasadore e zyrtatre te huaj per te ruajtur

    pushtetin e vet. Ai nuk kalkulon kushte per te bere te pamundur popullit te tij te jeteoje ne

    atedheun e vet sic ben Rama e rilindja. pastaj nuk kemi degjuar qe atje me parate e taksapaguesve

    blihen fadroma, punesohen patronazhiste per te shembur shtepite e qytetareve sic ben Rama e

    rilindja. Asnje udheheqes shteti nuk eshte kaq armiqesor e keqdashes per popullin e tij sa Rama e

    rilindja famekeqe. Sipas anketave 85% e shqiptareve te mbetur do te largoheshin nga Shqiperia

    po te kishin mundesi. Kush e le atedheun e te pareve me deshire ? vetem pamundesia per te

    jetuar , vetem nje regjim qe e realizon qellimisht kete pamundesi, bejne qe njerzit te lergohen

    me shume se ukrahinasit ne lufte, sepse lufta per mbijetese eshte me e egra lufte.

  3. O Sali Ti je rrot kari Pellet nga dritarja e hales dhe kujton se po ben politike Pervec se hajdut dhe kriminel ti je dhe rrot kari dhe Rama tall trapin me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *