• |
ide | kryesore

Guardiola tregon skuadrën që i frikësohet: “Inter po fluturon, mundi Atleticon e do fitojë kampionatin”

Sport
Guardiola



Pep Guardiola kupton mirë nga futbolli dhe nga Anglia vazhdon të nënvizojë paraqitjet e Inter në Itali dhe Champions. “Inter po fluturon në Serie A dhe nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, ata do të fitojnë titullin. Zikaltrit i fitojnë ndeshjet me tre ose katër gola diferencë – deklaroi menaxheri i Manchester City, duke u rikthyer për të vlerësuar performancën e Inter -. Në Champions League mundi një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Atletico Madrid në ndeshjen e parë të raundit të 1/8. Ata janë vërtet të fortë”.

“Vitin e kaluar para finales së Champions League kishte nga ata që mendonin se ishim me fat që i gjetëm përballë. Por e patë se çfarë ndeshje doli të ishte – vazhdoi Guardiola, duke u kthyer në aktin e fundit të Champions sezonin e kaluar –. E dinim që ishin të fortë dhe tani të gjithë e kuptojnë këtë”.

Lexo më tejPër Inter i tha jo Guardiolës: Barella refuzoi Manchester City e rinovoi deri në vitin 2029

Një evidentim që e bën të qartë se cilën skuadër Guardiol nuk dëshiron ta ketë përballë Citizens në turneun më të rëndësishëm europian. Të paktën në këtë moment, ku duket se Inter nuk gabon asgjë. E duke patur parasysh sa problematike janë për tu mundur skuadrat italiane, Pep ka menduar më mirë t’i mbajë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *