• |
ide | kryesore

Autori në kërkim, si ndodhi vjedhja me armë e supermarketit në Kavajë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vjedhje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (29 shkurt) në Kavajë. Mësohet se një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë në market dhe ka marrë një shumë parash. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur punët për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *