• |
ide | kryesore

Një person i maskuar grabit supermarketin në Kavajë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një supermarket ka rënë pre e grabitjes këtë të enjte në qytetin e Kavajës. Një person i armatosur me armë zjarri të llojit kallashnikov, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit dhe grabitur një sasi të konsiderueshme parash.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00 të pasdites së sotme. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur autorin.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *