• |
ide | kryesore

Trashëgimia e një shtëpie arsyeja e konfliktit mes autorit dhe viktimës, detaje nga vrasja në Korçë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë, me pasojë dy viktima, ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Ilo Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë.

Ndërkohë detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku mësohet se konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone. Mësohet se nëna e Emiljano Pines bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës ky i fundit jetonte jashtë vendit.

Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesës, Emiliano Pines dhe kjo duket që nuk është pranuar nga i biri.

Lluka ka shkuar në kafen ku ishte 40-vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë, teksa më pas ka ndërruar jetë në spital. Po ashtu pas ngjarjes, autori ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.



2 Comments

    1. clidhje ka shtetit e ca do zgjidhte shteti ketu? Babai ia ka lene pronen jo te birit, po djalit te gruas. Per shtetin e per kedo kjo eshte mese e qarte qe i biri i gruas eshte pronari i ligjshem i shtepise. Mirepo i biri se pranon qe babai i tij pronen t’ia leri dikujt tjeter. Po ky eshte problem i tij qe duhet ta kishte zgjidhur me te atin per sa kohe e kishte gjalle.
      Per babai vitet e fundit te jetes nuk eshte kujdesur i biri qe ka menduar per b*then e vet e ka ikur jashte po eshte kujdesur bashkeshortja me te birin e saj, ndaj babai ka pare te udhes qe trazhgimine t’ua lere atyre qe ka pasur prane ne vitet e fundit te jetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *