• |
ide | kryesore

Aksident në bypass-in e Rrugës së Arbrit, fugoni i pasagjerëve përplaset me një automjet

Lajme, Të fundit



Një aksident është raportuar në segmentin e Qafë Murrizës në në bypasin e rrugës së Arbrit. Mësohet se një furgon pasagjerësh që vinte nga Dibra në drejtim të Tiranës është përplasur me një tjetër mjet që lëvizte anasjelltas.

Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa për shkak të aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes.

Në segmentin rrugor ku u shënua përplasja e sotme ka pasur shpesh aksidente që kur është hapur për qarkullim by-pasi Murrizit. Ajo mbetet kthesa më e rrezikshme e kësaj rruge për shkak se është kthesë pa fushëpamje dhe e ngushtë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *