• |
ide | kryesore

Akuzoi kastën e vjetër të FSHF, Disiplina bën shembull presidentin Kapllanaj: e pëson edhe ‘dinastia’ Arbri te Tomori

-Instant, Sport
kapllanaj



“Më shqetëson që është një kastë e vjetër me Beqirin, Pregjën e Metën dhe penalizon gjithnjë sa herë Bylis është mirë”. Fjalët e thëna në përfundim të ndeshjes së humbur 2-1 me Vllazninë, i kanë kushtuar rëndë Presidentit të Bylis, Besnik Kapllanaj. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në FSHF e ka dënuar numrin 1 të mallkastriotëve zyrtarisht për për proteste ndaj vendimeve të arbitrit. Katër ndeshje pezullim nga aktiviteti për Kapllanaj, të cilit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet. Presidenti i Bylis shpërtheu kundër arbitrimit, për rastin më flagrant të minutës së 94′. Eridon Qardaku u përplas përtokë nga ndërhyrja e mbrojtësit Shehi dhe portierit Zogoviç, por arbitri vazhdoi lojën.

E kanë pësuar nga Disiplina edhe dy zyrtarët e Tomorit Klodjan dhe Polizoi Arbri. I pari për protestë me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play ndaj arbitrit u dënua me 2 ndeshje pezullim. Polizoi “për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes” u dënua 8 ndeshje, por aplikimi do të jetë i pjesshëm, pasi të jetë kryer gjysma e dënimit.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS SË FSHF DATË 26.10.2022

KF Bylis, e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, e pëson për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, e pëson për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FK Tomori, Polizoi Arbri, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, e pësoi për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play. Në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Iliria, Gojardo Xheka, e pësoi për sulm ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Gramshi, Mateo Miraka, e pësoi për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim të publikut. Në bazë të nenit 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

VENDIMET E TJERA

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentian Lico, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Fabio Dhrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Albi Selimaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *