• |
ide | kryesore

Video/ Përmbyten fushat nga moti i keq: shtyhen ndeshjet Skënderbeu-Dinamo dhe Kastrioti-Bylis

F1, Sport, Video
Bylis



Do të mbetet e paplotësuar sipas programit java e 20 e Superiores dhe ajo e Kategorisë së Parë. Moti i keq që ka goditur vendin tonë ka përmbytur fushën në Kamëz ku do të luhej Kastrioti-Bylis, ndërsa dëbora e ka bërë të pamundur të luhet në Korçë ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se dy ndeshjet: Skënderbeu-Dinamo e vlefshme për kampionatin e Kategorisë Superiore dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e vlefshme për kampionatin e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *