• |
ide | kryesore

Puja kualifikon Bylis me penallti, Vora eliminohet mes polemikave: ja rezultatet në Kupës e Shqipërisë

F1, Sport
bylis



16 skuadra zbritën në fushë për 1/16 e Kupës së Shqipërisë, që kanë nxjerrë tetë emrat që shkojnë në raundin tjetër. Fitore të thjeshta për Skënderbeu, që bën poker ndaj Turbinës e Lushnjes që nxjerr jashtë Tomorin me tris. Ndeshja më e luftuar u luajë në Ballsh, ku Bylis u kualifikua vetëm me penallti ndaj Vorës.

Një ndeshje që, në fakt, nuk kaloi pa momente tensioni, kartona të kuq e polemika. Bylis arriti të mposhtë Vorën me penallti, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt. Sfida u zhbllokua në minutën e 51′ nga Qardaku nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas në të 62′ Ruçi riktheu baraspeshën dhe në të 68′ Xheferson përmbysi sfidën. E megjithatë nuk kishte mbaruar ende, sepse Vrapi shënoi në minutën e 89′ barazimin që coi gjithçka te penalltitë. Puja ishte protagonist, duke i dhënë kualifikimin Bylis, ndërsa Xheferson, Trumci dhe Abazaj vulosën suksesin.

Për penalltitë pati nevojë edhe Korabi. Dibranët arritën të kualifikohen përballë Besës falë serisë së pagabueshme të Tanushit, Xhafës, Bucit, Paplekajt dhe Lalës.

Fitore e lehtë për Skënderbeun, që mposhtu 4-0 Turbinën. Tris ndërkohë bën Lushnja, përballë Tomorrit, ndërsa Dinamo u mjaftua me dy gola kundër Orikut për të avancuar më tej. Apolonia kaloi falë suksesit të vuajtur 2-1 me Luzin. Elbasani mundi me vështirësi Kastriotin në Fushë-Krujë me rezultatin 2-3, ndërsa Flamurtari triumfoi në shtëpi përballë Burrelit 2-0.

REZULTATET

BYLISI-VORA 2-2
Ruçi 62′, Kibe 68′ / Qardaku (P) 51′, Vrapi 89′

KORABI-BESA 2-2
Boçka 18′, Geci 28′ / Deliu (P) 37′, Balla 72′

KASTRIOTI-AF ELBASANI 2-3 (në Fushë-Krujë)
Çela (P) 36′, Marinaj (P) 56′ / Klement 23′, 53′, Hoshaj 33′

SKËNDERBEU-TURBINA 4-0
Juri (P) 8′, 26′, Muharem 24′, Moses 44′

DINAMO CITY-ORIKU 2-0 (në Arbanë)
Gudiabi 15′, Andoni 53′

FLAMURTARI-BURRELI 2-0
Zogaj 6′, Mrdja 24′

TOMORI-LUSHNJA 0-3
Ismailaj (P) 9′, Ajinde 85′, Tabaku 90+1′

APOLONIA-LUZI 2008 2-1
Kalise Dor 4′, 9′ / Pjetri 43′

NË LOJË EDHE 8 SKUADRAT E SUPERIORES: JA ÇIFTET NË 1/8

Tetë skuadrave të kualifikuara në Kupën e Shqipërisë do t’u bashkohen 8 ekipet e Superiores në raundin e 1/8. Sipas skemës së paracaktuar që në fillimin e edicionit, Partizani do të ndeshet me Apoloninë, kurse Tirana do të vihet përballë Korabit në turin tjetër. Fituesit në fuqi të Egnatias do të nisin mbrojtjen e trofeut përballë Lushnjës, ndërsa Kukësi luan me Elbasanin me pretendime. Një sfidë mjaft interesante është edhe ajo mes Erzenit dhe Bylisit. Në Loro Boriçi, Vllaznia do të presë Flamurtarin, ndërsa Laçi do të presë Dinamon. Në Niko Dovana, interesante do të jetë sfida mes Teutës e Skënderbeun.

Lexo më tej: Partizani-Teuta sposton kampionatin me një ditë: këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të

TURI I TRETË

Partizani-Apolonia
Tirana-Korabi
Egnatia-Lushnja
Vllaznia-Flamurtari
Laçi-Dinamo
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Elbasani
Erzeni-Bylis

Edhe në turin e tretë të turneut, fituesi do të përcaktohet nga vetëm një ndeshje direkte. Ndeshjet e këtij turi do të luhen më datë 24 janar 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *