• |
ide | kryesore

Kërkon heqjen e masës ‘arrest në shtëpi’, sot seanca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha

Lajme, Të fundit



Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka kërkuar heqjen e masës ‘arrest në shtëpi’, e cila i është caktuar që prej 30 dhjetorit 2023. Seanca me gjyqtare Irena Gjokën pritet të nisë në orën 11:00.

Ndërkohë, të martën në orën 10:50 do të gjykohet kërkesa e Berishës për të hequr masat e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.



5 Comments

  1. Ne historine e shkurter te shtetit shqiptar, te gjithe ata qe kane marre pushtetin, punen e pare

    dhe me kryesore qe kane bere eshte eleminimi nga kundershtarert politike. Kete beri Ahmet Zogu

    qe vrau kundershtaret e tij si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj , kete beri Enver Hoxha qe burgosi dhe

    vrau kundershtaret politike, kete po ben edhe Edi Rama me arrestimin e kundershtarit politik dhe

    defaktorizimin e opozites me ane te lobingjeve e blerjes se Lul Bashes etj. I vetmi qe nuk e beri,

    i vetmi qe kur mori pushtetin ne vitin 1992 nxorri parullen “te gjithe vuajtes te gjithe bashkefajtore”

    ishte Sali Berisha, duke amnistuar ne kete menyre kriminelet komuniste qe kishin bere krime te

    perbindshme mbi popullin shqiptar gjate 45 vjeteve , te krahasueshme vetem me krimet e nazizmit.

    Por ata kriminele qe nuk u penduan kurre, qe nuk shfaqen kurre nje shenje pendese dhe nuk kerkuan

    kurre falje apo nuk paten kurre nje brejtje ndergjegje per krimet e perbindshme qe kishin bere, nuk

    ia falen rrezimin e tyre nga pushteti, bijte e tyre qe jane edhe me monstra se eterit ,nuk ia falen

    dhe sot u ka ardhe dita te hakmerren.

    Ne fakt nuk eshte nipi i njerit prej anetareve te kupoles gjakatare komuniste, nuk eshte biri e firmatarit

    te se varjes ne litar te poetit Havzi Nela, por eshte ndeshkimi per mosndeshkimin e krimeve e

    krimineleve komunist, eshte shpresa e vrare e dhjetera mijera te burgosurve, te internuarve, te vrareve

    me gjyq e pa gjyq, te zhdukurve gjate terrorit komunist, se Sali Berisga dhe regjimi demokratik do te bente

    drejtesi dhe do ti denonte ata kriminele. Por ata kriminele dhe bijte e tyre jo vetem qe nuk u denuan

    por u reabilituan iu dha mundesia te merrnin prona e te pasuroheshin, partia e tyre nuk u nzorr jashte

    ligjit per krimet qe kishin bere por iu lane te gjitha asetet dhe sot bijte e tyre po vazhdojne vepren e

    prinderve te tyre shkaterrimin e popullit shqiptar dhe te Shqiperise. Eshte njelloj sikur sot ne Gjermani

    te udhehiqnin bijte e kupoles naziste te Hitlerit.

  2. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah
    Akoma qesh me kete lart.
    I vetemi… Thot.
    Na qenka Saliu.
    Kur ne kohe “demokracie” ne pd. Nga 300 themelues. Nuk eshte me askush sot.

    O KARAAAAAAAA.
    ME MORTJEN SALI QESHIN DHE GURET.

  3. Dhe tani befas Berisha u ofron rekrutimin kundrejt shpërblimit me poste dhe këtu mbaron gjithë historia e tyre politike.

    Tani janë të kënaqur që vet po zgjidhen pa votë por me dekret të Sulltanit, në pritje të shpërblimit tjetër për tu futur në lista pas një viti. Por deri atëherë duhet të japin prova që janë jeniçerë të mirë në shërbim të tij.Nuk ndoqi rrugen ligjore qe ne fillim por kur e cuan te ballkoni u kujtua qe kjo eshte rruga qe do ndjek tani.shpellkare e maloke kuptoni inteligjencen e salihut ne kete rast,ben si i fort i vicidolit dhe eshte beri si nje Gaxhi qe fshihet mbas pemes

  4. Nese drejtesia e kohes se Berishes do kishte ndeshkuar kriminelet komuniste ne nje gjyq publik
    si ai i Nurenbergut ndaj krimineleve naziste, jo vetem nuk do ishte sot i arresuar dhe Shqiperia
    drejt gremines ku po e cojne bijte e atyre krimineleve por sot Shqiperia do ishte nje vend i
    zhvilluar, me nivel te larte mireqenie ashtu si Gjermania pas atij gjyqi filloi dhe zbatoi me
    rreptesi denazifikimin e shtetit dhe kriminelet naziste dhe bijte e tyre jo vetem qe nuk u kthyen
    ne pushtet por u ndoqen ne te gjitha vendet e botes ku ishin fshehur e maskuar dhe dolen
    para gjyqit. Mjafton te permendim se si njeri nga kupola naziste Rudolf Hess u mbajt i burgosur
    qe nga viti 1941 deri sa vdiq ne vitin 1987 . Sa nga kupola komuniste shqiptare u denuan per
    krimet monstruoze qe kishin bere ? Asnje. Rezultati ? Kjo Shqiperi e mjere, e pashprese, qe po
    shuhet ngadale nen thundren e pameshirshme te rilindjes.

    1. Ne nje gjyq si ai i Nyrenbergut Berisha do te ishte ne banken e te akuzuarve. Sekretari i eger i PPSH per spitalin e Tiranes. E kemi njohur vete, mos na trego perralla me Berishen. Berisha u vu ne krye te PD pikerisht per te garantuar vazhdimesine e pushtetit te komunisteve para e pas 1990 dhe per te mos denuar asnje nga shkaktaret e vuajtejve te shqiptareve ne komunizem. Perdore nganjehere trurin, se s’te ben keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *