• |
ide | kryesore

‘Plaket’ edhe ushtria, qeveria ndryshon ligjin për rekrutimet

Arkiva, Lajme, Të fundit
ushtria.png



Vakancat e krijuara mes radhëve të forcave të armatosura, qeveria kërkon t’i plotësojë duke i zgjatur qëndrimin në detyrë të forcës aktive. Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, kërkohet edhe shtyrja me tre vite e moshës maksimale të pranimit në Forcat e Armatosura, nga 27 në 30 vjeç.

Fenomeni i plakjes së popullsisë ka filluar të shtrijë efektet edhe tek forcat e armatosura. Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj ku kërkon të shtyjë deri në tre vite moshën maksimale për pranimin e ushtarëve të rinj pranë forcave të armatosura, ku sipas këtij propozimi, kufiri kalon nga 27 në 30 vjeç.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky ndryshim kërkohet për plotësimin e nevojave që kanë Forcat e Armatosura për rekrutim, ku shtesa prej 3 (tre) vjetësh do të bëjë të mundur rekrutimin edhe të kësaj moshe, me qëllim plotësimin e nevojave në fakt që ne kemi.

Në relacionin shoqërues, ekzekutivi pranon se mes radhëve të forcave të armatosura janë krijuar vakanca, pasi për çdo gradë, ka një afat maksimal qëndrimi. Plotësimi këtyre vakancave duket se nuk është arritur të bëhet me kontingjent të ri ushtarak.

Sipas dikasterit të mbrojtjes, si pasojë e uljes së numrit të rekrutimit del e nevojshme mbajtja e personelit që kemi në fakt dhe shmangia e shtyrjeve të herëpashershme që bëhen për shkak të mungesave dhe boshllëqeve që krijohen në kompletim për arritjen e kapaciteteve operacionale të kërkuara.

Nisma ligjore e qeverisë, parashikon gjithashtu se për nevojat e saj, Forcat e Armatosura kanë të drejtë të kthejnë në shërbim aktiv ish-oficerë, nënoficer apo edhe ushtarë me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale./A2



2 Comments

  1. pra keta bejne cdo gje per te zgjidhur probleme te cilat vete i krijuan,do ishte me e lehte mos te shpopullojne vendin ,te krijonin ambient te shendoshe punesimi e stimulimi ,dhe oastaj hallet e tjera i zgjidh vetecsistemi,por jo ! keta fillimisht shkaterrojne ,pastaj marrin masa ekstreme per cdo gje …..dhe ky popull voton akoma salinjte ,lulushat,piktoret,e liket e leshit …..

  2. Ç’populli i Shqiperise eshte nje nga format e diktatures. Enveristet te fusnin te pushkatonin ose te fusnin ne burg po ti kundershtoje, keta krijojne brenda te ashtuquajtures “demokraci” kushte ekonomike e sociale qe te largohesh nga atdheu. Besoj se kjo eshte forma me e keqe e dikataures qe ka perjetuar ky popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *