• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta shiu

Lajme, Të fundit
motit



Si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik nga jugu i Italisë drejt Shqipërisë do të mbizotërojnë  vranësira të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, herë pas here priten intervale të shkurta me kthjellime, kryesisht ne vijën bregdetare. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore -1°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas – here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës paraqitet përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në zona të thella malore. Pritet që reshet më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë më vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë republikën e Kosovës, por sasia e tyre do të jetë më e pakët.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë C vlera më e ulët deri në 13 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera–herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e RMV duke sjellë vranësira ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të RMV duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të RMV ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së enjtes.

Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten gadishulli Iberik, Europa qendrore si edhe brigjet e detit të zi, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Po ashtu me diell, por ftohtë do të jetë moti në Europën veriore dhe atë lindore ku termometri do të zbresë deri në -9 gradë C në Moskë, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezene. Konkretisht ishujt Britanikë, gadishulli Apenin si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ku problematike situata do të paraqitet në Angli, Greqi dhe në Ballkanin veriperëndimor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *