• |
ide | kryesore

Meta thotë dy rreshta për dënimin e Belerit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po mban një konferencë për media referuar rezolutës së Partisë Popullore Europiane.

Ai ka ndalur tek çështja Beleri, ku tha se arrestimi i tij është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

Meta shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

“PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij.

Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama.

E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, u shpreh Ilir Meta.

Lexo më tej: Dy vjet burg për Fredi Belerin/ Rama drejt zgjedhjeve të reja në Himarë 



7 Comments

  1. Un them qe Bejelri duke qen martir, i perndjekur politik e duke u sakrifikuar per kauzen e opozites, te behet kryetar i saj.

  2. Meta dy rreshta, kurse Bushati 20 milion rreshta. Sa ka shrkuj Bushati, skan shkruajtur te gjitha mediat greke bashk per kete.

    1. Pse nuk doni ta kuptoni qe rasti Beleri eshte shume i rende?! Me kete lloj farse, Rama u hodhi krahun e “patriotizmit” ne qafe shqiptareve dhe njekohesisht u ka futur ne bythe gishtin e “drejtesise”!

      1. Vallai shum i rend eshte. Te vesh per kandidat nje qe vet e ke akuzuar per terrorist, nuk eshte e pranueshme. Vetem per respekt te familjareve te ushtareve te vrar, nuk duhej ven kurr si kandidat. PD dhe PS kur vinte puna te Himara ka gjet gjithmon kompromise pasi behej fjal per ceshtje kombetare. Por klesaj rradhe me shpresen se mos i hiqej njolla shefit, rithemelimi beri pakt me djallin. Shum deputet te rithemelimit edhe sot po ti pyesesh, nuk jan dakort me ate vendim per kete kandidat. Sa per procesin gjyqesor, nqs ka pasur probleme, te gjitha do dalin ne Strasburg, pasi mbrotja eshte shprehur qe do shkoj deri aty. Po edhe ne kete aspekt, duke patur parasysh impaktin dhe implikimet politike, besoj se gjyqtaret jan munduar te mos bejn gabime, por gjithsesi mbetet per tu par. Jam dakort qe cdo njeri meriton drejtesi te pavarur, por ky ka patur super mbrojtje nga avokatet e vet greket. Dhe po ta shofesh me kujfdes, greket asnjeher nuk kan then qe eshte i pafajshem, pro kan then qe lereni te betohet, pasi dhe vet e dinin se cfar ka ber ky dhe jam i sigurt qe kan patur ne dispozicion edhe provat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *