• |
ide | kryesore

Dy vjet burg për Fredi Belerin/ Rama drejt zgjedhjeve të reja në Himarë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Shpallja fajtor e Fredi Belerit është një vendim i marrë shumë kohë më parë jashtë sallës së gjyqit, por sot gjykata finalizoi procesin, duke i dhënë dënimin me 2 vite burg , kandidatit grek të opozitës për Himarën. Për bashkëpuntorin e tij Pandeli Kokaveshin gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, por të konvertuar në 3 vjet shërbim prove.

Në momentin kur trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka shpalli vendimin, salla e mbushur me votues dhe mbështetës të Belerit në himarë shpërtheu në thirrjet “Turp! Turp!”.

Vendimi për Belerin nuk pati asnjë surprizë. Madje vetë i pandehuri në mesazhin që kishte përgatitur për ta lexuar në sallën e gjyqit e paralajmëron këtë.

Lexo edhe: Arrestimi i kandidatit minoritar të opozitës për Himarën/ Çfarë duhet të dini

“Kërkesa e prokurorisë nuk ka aspak qëllim për të bërë drejtësi. Qëllimi I saj i vetëm është dënimi im me burg për aq kohë sa i duhet Kryeministrit të bëjë zgjedhje të reja në Himarë” deklaroi Beleri duke parashikuar se edhe në zgjedhjet e reja, rezultati do të jetë i njëjtë në Himarë.

Paralajmërimet e Ramës “do merrem personalisht me ju” në fushatë

Nga fillimi i majit të vitit 2023, në kulmin e fushatës për zgjedhjet lokale, kandidati i opozitës Fredi Beleri u shndërrua në targetin kryesor të etiketimeve dhe ofendimeve të kryeministrit Edi Rama, kur ai konstatoi një pjesëmarrje të ulët në takimet e Partisë Socialiste dhe kuptoi se në Himarë e priste humbja.

Rama i nisi ofendimet si “gdhë”, “dru”, “analfabet”, që në takimin e Himarës dhe i vazhdoi ato në Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Tiranë. Madje në intervistat që dha në ditët e fundit të fushatës paralajmëroi se do të merrej personalisht me Belerin dhe mbështetësit e tij, duke e shndërruar një prej kandidatëve të opozitës në synimin kryesor të fushatës së tij si kryetar i Partisë Socialiste.

Më herët, Beleri kishte pasur një mbështetje të konsiderueshme edhe nga kryeministri i Greqisë, Qirjako Micotaqis që gjatë një vizite në Himarë kishte zgjedhur të shoqërohej nga Fredi Beleri. Të dy u panë të koordinuar kur folën për “helenizmën” në Himarë, si një emërtim për qytetarët që vetëdeklarohen me origjinë greke dhe që kishin pasur probleme me pronat e tyre.

Duke qenë se Himara është një nga bashkitë me më shumë investime të biznesit të madh dhe duke parë sponsorizimin e shtetit grek për kandidaturën e Fredi Belerit, Rama angazhoi të gjitha mekanizmat shtetërore për të bllokuar fitoren e tij. Në operacion u përfshinë forcat operacionale të policisë, prokuroria e Vlorës, SPAK-u dhe gjykatat e posaçme.

Arrestimi i Belerit nga forcat operacionale

Arrestimi i kandidatit të opozitës për Himarën ndodhi në hyrje të lokalit të tij pranë shëtitores së qytetit mesnatën e 12 Majit. Dy ditë para zgjedhjeve, Beleri ishte në shoqërinë e avokatit të tij, kur u tha se u kap “në flagrancë” dhe përfundoi në qelitë e paraburgimit në Vlorë. Menjëherë pas arrestimit u tha se dosja ishte e “kopsitur” dhe se policia kishte arritur të siguronte prova të padiskutueshme video dhe audio që tregonin se ai kishte blerë vota nga një person në Himarë.

Me gjithë arrestimin, Fredi Beleri u shpall fitues me 19 vota i bashkisë së Himarës dhe nisi të kërkojë leje për betimin si kryetar bashkie.

Me kalimin e muajve nuk doli asnjë video dhe asnjë audio që të provonte përfshirjen e kandidatit të “Bashkë fitojmë” në blerjen e votave. Në vend të kësaj, u pa se policia dhe prokuroria kishin “qepur” keq një kurth për Belerin duke përdorur të  infiltruar të paguar nga policia, përgjime të paautorizuara nga prokuroria dhe një sërë dokumentash që rezultonin të falsifikuara.

Presioni i Greqisë për Belerin

Që pas arrestimit të kandidatit të opozitës në Himarë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përmbysur përmes qëndrimesh dhe deklaratash të forta. Qeveria greke reagoi ashpër duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit nga burgu dhe duke fajësuar direkt Ramën për burgosjen e tij.

Micotakis e quajti një ngjarje të shëmtuar, ndërsa në Himarë u zhvillua një protestë ku morën pjesë disa kryetarë bashkishë të Athinës dhe të Selanikut që kërkonin lirimin e Fredi Belerit.

Në gusht të vitit të kaluar, kryeministri i Greqisë, Qirjako Micotakis organizoi një samit informal në Athinë duke shpërndarë ftesa për të gjithë liderët e rajonit, përveç Ramës. Shkak ishte çështja Beleri.

Edhe kur Rama inauguroi bustin e babait të Micotakisit kryeministër në Derviçan, sërish Kirjakos Micotakis refuzoi ftesën duke e lënë vetëm kryeministrin e Shqipërisë. Më vonë në samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë, Micotakis paralajmëroi qëndrimin ekstrem të bllokimit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian duke e kushtëzuar me betimin e Fredi Belerit.

Në nëntor, Greqi vuri për herë të parë veton për çëljen e negociatave të Shqipërisë, pavarësisht kërksave të Gjermanisë dhe Francës për zhbllokimin e procesit. Gjatë të gjithë procesit të Belerit, zyrtarët grekë e kanë ndjekur me rigorozitet zhvillimin e gjyqit.

Një proces mbajtjen në burg të Belerit

Shkeljet në procesin e Fredi Belerit kanë qenë të shumta, që nga sajesat që futën në kurth kandidatin e opozitës e deri nga mënyra se si u zhvillua procesi i tij gjyqësor. Duhet thënë se për ta futur në kurth Belerin u gjet një person që ishte i dënuar më parë për mashtrim dhe që ishte përdorur edhe më parë nga policia si informator. Në sallën e gjyqit polici që kishte bindur të infiltruarin për shitjen e votave, të quajtur Arsen Rama ka pranuar se e kishte paguar atë por nuk mbante mend se sa e kishte paguar. Edhe kur u kërkuan dokumentat dhe faturat shtetërore me të cilat ishte paguar ky person këto nuk u paraqitën.

Akuza për shitblerje e votave është në kompetencën e SPAK, por në rastin e Belerit, hetimi ka nisur tek prokurorët e Vlorës, Aurel Zarka dhe Matilda Peza. Edhe pse nuk e kishin në kompetencë ata autorizojnë ndjekjen, përgjimin e deri tek arrestimin e Belerit. “Dyshimi është se SPAK, pak më skrupuloz, mund ta shtynte hetimin për pas zgjedhjeve, kur politikisht Beleri duhej ekzekutuar para tyre”, ka thënë për Lapsi.al avokati i çështjes Edmond Demo.

Lexo edhe: Dëshmitë audio të shefit të komisariatit dhe të infiltruarit të policisë që futën në kurth Belerin

Lexo edhe: Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Lexo edhe: Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri

Lexo edhe: Skandali/ Për burgosjen e Belerit u përdor një dokument i rremë

Por edhe në kontraktimin e të infiltruarit ka disa  anomali. Një prej tyre e publikuar nga Lapsi.al është se ditën që Arsen Rama thotë se shkoi të firmosë në Vlorë në prokurori për përgjimin e Belerit, antenat e Vodafone tregojnë se ai ka qenë në Himarë. Kjo forcon dyshimet se dokumentat për procesin janë bërë më vonë, pasi Beleri ishte arrestuar, sepse urdhri ishte që ai të burgosej menjëherë para zgjedhjeve.

Pavarësisht shkeljeve, edhe SPAK dhe Gjykata e Posaçme ishin në të njëjtën linjë me policinë dhe prokurorië e Vlorës duke vazhduar programin që e ndalonte kandidatin e opozitës të merrte detyrën si kryetar bashkie. Pas disa proceseve ku Beleri kërkonte leje pak minuta për t’u betuar sot ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg.

Një ditë para vendimit mediat greke publikuan një skandal tjetër, atë se kryetarja e gjykatës së posacme Irena Gjoka kishte qenë e arrestuar në Greqi për falsifikim dokumentash, por këtë e ka mbajtur të fshehtë gjatë vetingut.

Po merr formë kështu një skenar që kryeministri Rama e ka paralajmëruar shumë kohë më parë, sipas të cilit Fredi Beleri dënohet me vendim të formës së prerë dhe kësisoj në Himarë ka zgjedhje të reja. Ajo që duhet kuptuar është se për t’u përmbushur ky skenar, u vunë në shërbim të Ramës të gjitha institucionet e drejtësisë së re, që nga prokurorët e SPAK dhe deri tek Gjykata e Posacme Antikorrupsion./Lapsi.al



52 Comments

          1. po ctradhtare zeza, keta jane fugshkerdhyerit qe komentojne si u thote fuga, punojne si kurva per buken e gojes , e kupton ca niveli duhet te jesh qe te durosh fugen?? te mbaruara fare

            ceshtja qendron se beleri u denua se ashtu i donte trapi rames

            ky eshte problem i madh

            keto gjera nuk i do njeri ne faqe te pare te gazetes , as ne lindje e as ne perendim , jane mina me sahat.

            nje pacavurre si beleri u be kauze per drejtesi sepse CDOKUSH KA TE DREJTE PER NEJ PROCES TE DREJTE TE NDERSHEM LIGJOR

            jane shenja te keqija te ikjes se rames , sic duket ka per te ikur me shume siklete rama

          2. Un besoj se pervec trapit te Rames, ashtu i donte trapi edhe shumices te shqiptareve, dmth qe ky te denohej.

          3. CDOKUSH KA TE DREJTE PER NJË PROCES TE DREJTE TE NDERSHEM LIGJOR

            jane shenja te keqija te ikjes se rames , sic duket ka per te ikur me shume siklete rama

        1. fiks, po mos ua ver veshin, jan te frustruar. Arrijn deri aty sa mallokjn gjith shqitparet keta “demokrat” enveristo-sahilista. Njeher behen patriot te medhenj kur flasin per Kosoven, behen grek kur flasin per Himaren, behen antiamerikan gati taleban kur flasin per njollen e plakut. Ca tu besh, jeto e ler te jetojn.

          1. Ju mutra nuk meritoni të jetoni! Vdekshi! por edvini do tju ngordhë pak e nga pak duke ju mbajtur si skllevër me një sufllaqe, se ju jeni debila harroni shpejt se ai ua futi bashkëpunëtorëve të tij më të afërt e jo më ju që jeni si morra, ju shtyp me pështymë!

          2. Cfar mallkon te ndodht ty dhe familjes tende. Ik ore i frustruar i tredhur, grek shqipfoles, idjot i dobishem. Na tregon ti kush meriton te jetoj e kush jo. Cfar te duket vetja ty? Nje cop varikarsi i frustruar qe uron vdekjen e shqiptareve te tjer per muhabetin e nje greku ropqir. Cfar u mallkon te tjereve, te ndodht ty dhe familjes tende.

          3. hahaha, ca gallate. Ky i 17:45 afirmon “mallkues dhe lehes profesionist”, dhe si per ta vertetuar ne koh reale, nuk kalojn as cerek ore, dhe komenton nje dumbabist ne 18:01 dhe verteton fiks cfar kishte then ai me siper. I ve vulen me nje fjal. hahaha, ca gallate.

          4. CDOKUSH KA TE DREJTE PER NJË PROCES TE DREJTE TE NDERSHEM LIGJOR

            jane shenja te keqija te ikjes se rames , sic duket ka per te ikur me shume siklete rama

        2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          O debila sufllaqexhinj, dënimi Belerit nuk do të shtojë mirëqenien tuaj, sot jemi shumë më të varfër se në 2013!

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Rroftë populli grek, se që nga 90 qindra mijë shqiptarë të ndershëm kanë punuar e mbajtur familjet, se ky mut vend “Shqipëria e dashur” nuk i mba dot, se duhet të mbajë dembelat, hajdutët servilat militantët e sufllaqexhinjtë e të gjitha partive.

      1. Ata që duartrokitën sot vendimin e GJKKO për të dënuar Fredi Belerin, nuk janë vetëm mbështetës të Edi Ramës. Po të ishin vetëm mbështetësit e maxhorancës dhe Edi Ramës, duartrokitja do ishte shumë më pak shurdhuese, më pak kërcënuese për demokracinë, po mbi te gjitha për të drejtat elementare të njeriut.

        Një histori e shkurtër, pa personazhe do t’ bënte edhe socialistët të mendoheshin për derexhenë e katandisjes së Shtetit të së Drejtës, me Reformën në Drejtësi, me policinë dhe me Kryeministrin. Është me pak fjalë historia e një qytetari që kandidon për një bashki me mbështetjen e opozitës. Autoritetet e regjistrojnë pa asnjë pengesë, nis fushatën pa asnjë problem, deri në momentin që Kryeministri, e shpall hapur armik. Pas kësaj gjithçka ndryshon, policia i bën kurth, e arreston në mesnatë në restorantin e mikut të tij dhe e deklaron flagrancë. Prokuroria, edhe pse nuk i takon; e ligjëron kurthin, pastaj Prokuroria e Posaçme, e merr dosjen gati, duke e ditur që është në kundërshtim me ligjin e gjithë procedura dhe ngre akuzën për të cilën gjykata dha dënimin me shkelje të rënda të procesit, nën presionin e hapur të Prokurorisë së Posaçme në sallën e gjyqit.

        Po të mos shkruhet emri i Belerit, kjo histori tronditëse do të alarmonte edhe socialistët, çdo shqiptar që nuk është akoma gati ta dorëzojë lirinë e vet tek tekat keqbërëse të njeriut me më shumë pushtet.

        Sapo shkruhet emri i Belerit, dalin instiktet e udhqyera nga komunizmi. Ne vend të çështjes gjykohet biografia dhe morali i personit të viktimizuar padrejtesisht dhe i hiqet e drejta të mbrohet.

        Sapo shkruhet emri i Belerit dalin instiktet më të egra të një nacionalizmi arkaik. Në vend të çështjes, i japin të drejtë shkeljes së të drejtave bazike, se verbëria nacionaliste i bën të shikojnë një komplot të madh grek në ato pak kilometra katrorë të Himarës.

        Për të ushqyer këto instikte, mendoi propaganda e Edi Ramës, që edhe me ndihmën e Greqisë, ia arriti ta shndërronte çështjen e shkeljes së të drejtave bazë të një qytetari, në një luftë më vrasësin e Peshkëpisë që, i paguar nga Athina, ketë here ka ardhur të rrëmbejë Himarën.

        SPAK dhe GJKKO sot, me vendimin për ta dënuar Belerin, që me shumë gjasë dobtë përsëritet në Apel, i bënë dhuratë politike Edi Ramës, pranuan hapur që janë vegla të tij, që mund të përdoren jo vetëm për luftën e madhe politike me liderët e opozitës, po për çdo tekë të tij.

        Por lajmi i keq nuk është se Drejtësia veproi sipas tekave të Edi Ramës. Madje ky nuk është lajm fare. Lajmi i keq është se propaganda e mirëpaguar qeveritare, arriti me lehtësi të bindë shumicën e shqiptarëve, duke shfrytëzuar instiktet e së shkuarës, se ato instikte nuk janë shuar dhe nëpermjet tyre mund te viktimizohemi të gjithë. Lajmi i keq sot ishin duartrokitësit e papaguar, të pashpërblyer me asgjë përveçse me përrallën nacionaliste të shpëtimit të Shqipërisë nga një plan djallëzor i fqinjëve të jugut. Mungesa e kujtesës së atyre që e panë Edi Ramën në marsin e shkuar duke u puthur me Mitsotakis në Himarë, në praninë e Belerit dhe besuan vetëm luftën e tij me Mitsotakis për Himarën, pa praninë e Belerit. Amnezia e atyre që e shohin se si grabiten tokat e himariotëve në favor të investitorëve strategjikë, por kujtohen vetëm për grabitjen e madhe e së ardhmes nga Grekët, që e denoncojnë e së tashmes dhe së shkuarës.

        Përtej këtyre, ata që u gëzuan sot kur një qytetar u dënua padrejtësisht me urdhër të Kryeministrit, janë ata që do të gëzohen edhe nesër, për këdo qytetar të lirë të cilit i ndërtohet një kurth nga pushteti, mjafton tu ushqehen instiktet e mbetura të së shkuarës. Kështu kanë filluar të gjitha diktaturat e përgjakshme.

        1. o idoj ka gjera me te rendesishme se te drejtat e nje spiuni terrorist grek. Ceshtja kombetare eshte me rendesishme dhe investimi i Greqis per kete e deshmon qart kete aspekt. Te ishte ashtu Europa nuk do rrinte pa e pjerdhur Greqin, te jesh i sigurt. Tani, ti qe te shqeteson kaq shum te drejtat e shqitpareve dhe jo te ketij ne vecanti, a ke protestuar ndonjeher per drejtat e shqiptareve ne greqin e demokracis? A e di ti si jan trajtuar dhe trajtohen shqiptaret ne Greqi? Interesohu njeher e pastaj na fol per ideale te larte ketu. Rama eshte cop muti, por ne kete rast pa pas te drejt.

          1. Unë dhe shqiptarët aty ku kam qenë në Greqi jemi trajtuar shumë më mirë se në Shqipërinë – hale komuniste e neokomuniste!

            Rroftë populli grek që na ka mirëpritur!

          2. Cila ceshtje kombetare?

            Dhe ky perfaqesuesi i ceshtjes shqiptare na qenka Edi Rama??? “Patroti” Edi Rama po i shet hapur interesat e shqiptareve. Patriotizmi fals eshte foleja e fundit e maskarenjve.

    1. SPAK, jemi me ju… Na shpetoni si shoqrie dhe komb nga këta tradhtarë dhe hajdut… Bjeurin pa dallimë majtës dhe djathtasë, Turqit shqip foles dhe Grekët shqip foles vëç problemë i kane sjedhë për here shqiprisë…

      1. lajmi i keq nuk është se Drejtësia veproi sipas tekave të Edi Ramës. Madje ky nuk është lajm fare. Lajmi i keq është se propaganda e mirëpaguar qeveritare, arriti me lehtësi të bindë shumicën e shqiptarëve, duke shfrytëzuar instiktet e së shkuarës, se ato instikte nuk janë shuar dhe nëpermjet tyre mund te viktimizohemi të gjithë. Lajmi i keq sot ishin duartrokitësit e papaguar, të pashpërblyer me asgjë përveçse me përrallën nacionaliste të shpëtimit të Shqipërisë nga një plan djallëzor i fqinjëve të jugut. Mungesa e kujtesës së atyre që e panë Edi Ramën në marsin e shkuar duke u puthur me Mitsotakis në Himarë, në praninë e Belerit dhe besuan vetëm luftën e tij me Mitsotakis për Himarën, pa praninë e Belerit. Amnezia e atyre që e shohin se si grabiten tokat e himariotëve në favor të investitorëve strategjikë, por kujtohen vetëm për grabitjen e madhe e së ardhmes nga Grekët, që e denoncojnë e së tashmes dhe së shkuarës.

        Përtej këtyre, ata që u gëzuan sot kur një qytetar u dënua padrejtësisht me urdhër të Kryeministrit, janë ata që do të gëzohen edhe nesër, për këdo qytetar të lirë të cilit i ndërtohet një kurth nga pushteti, mjafton tu ushqehen instiktet e mbetura të së shkuarës. Kështu kanë filluar të gjitha diktaturat e përgjakshme.

        1. ti qe na ben si analist i madh, pergjigju vetem nje pytetje te thjesht, me ndershmeri ama. Sipas teje, pse Sali Berisha vuri kandidat Bejelerin qe vet e ka akuzuar per vrases dhe terrorist? Pergjigju me ndershmeri kesaj pyetje dhe pastaj vazhdo me analiza te thelluara.

          1. Nuk di se pse e vuri Berisha, por çfarëdo përgjigje që mund të jepja ti je i pozicionuar politikisht kundër, kështu që nuk mund të kuptohemi.

            Ajo që i ndodhi Belerit sot po i ndodh edhe Berishës, nesër një tjetri e kështu mund të vijë rradha edhe tek ti dhe të afërmit e tu.

            Çfarë do të thuash kur drejtësia nuk do të jetë drejtësi për rastin tënd? Do mbështetësh këtë lloj drejtësie që të dënon pa fakte.

            rasti më i fundit shpërthimi në Lushnje, nuk arestohet pronari por kontraktori që nuk kishte filluar akoma punimet sipas kontratës së bërë me deputetin prionar.

          2. Shpresoj te mos kem ndonjeher pun me drejtesin pasi bej jet te ndershme. Nuk jam as terrorist, as agjent i sherbimit sekret te ndonje vendi e as nuk kam kulla dhe miliona euro te vena me korrupsion.

    2. @17:12

      Kjo historia dhe histeria ndaj hidraulikut nga Pogonati me mbështetje shtetërore mga Greqia është drejt fundit. Ajo që do mbesë është një histori tradhëtie nga ca gjakprishur Shqipëtarë që për pak para të qelbura nga Greku ishin gati ti dhuronin tokën Shqipëtare. Këta njerëz dhe mbiemri i tyre do kujtohen brez pas brezi si trashëtarë gjakprishur siç edhe janë.

      Kurse Greqia duhet të hapë sytë dhe të shohë realitetin e ri. Nëse duan marrëdhënie të mira, dihet ta lënë Shqipërine rehat, përndryshe udha e mbarë ju vaftë se as nuk na duhen fare.

  1. Policia greke sapo mohoi akuzat e shtypit grek per gjyqtaren. Ju qe na cat karin ham ham per te mbrojt Beler terroristin, nxirrini vet konkluzionet pas ketij lajmi.

  2. Beler, mbahu fort, mos ki merak sa te kesh vorioperistat (qe sot hoqen nga puna edhe Panajot Barken pas 20 vitesh gazetar, se nuk ndiqte politikat kombetare ngaqe nuk e mendonte si ata per Belerin) ne Greqi dhe dumbabistat ne Shqiperi, mos e caj bythen. Te na bien dhe veshet rehat se u be Bushati me dumbabistat me grek se dhe shovinistat e vorioepirit. Tradhetar qe nuk u skuqet hic faqja, kenaqen me evrot e Nikolas Gejxhit, ropqira njerez. Ndersa idjotet e dobishem na e ben te persekutuar politik kete bythqim. Bne lojen e grekur pa u kutpuar fare, tamam idjota te dobishem.

  3. Co Bushatin te te blej nja ca paketa tani se te duhen. Edhe po nuk e pi vet, bliji te qerasesh te tjeret te besh shoqni ne burg.

  4. Ka per te dal per pak ky, do i njohin paraburgimin (se njihet dy fish) dhe ato 3-4 muaj qe do i ngelen do e cojn me detyrim paraqitje. Po kryetar nuk behet me ky cop muti (shyqyr).

    1. Himara Autonome
      Une kam pershkruar Historikun e Helenizimit greqin e lashte
      Ne menira te specifikuarame data dhe vite e shekuj jane ne arqeot e greqise
      Qe bejne mire te cfletojnehistorin qe kur ka filluar bota e shkrimit dhe e historis
      We cdo shtet apo komb te dije prejardhjen e tij dhemeritat e tij

      1. Historia na tregon që Grekët e sotëm janë të gjithë Turq dhe Mongrel. Grekët e lashtë kanë lënë puplat me kohë në Romë dhe gjetkë.

      2. Ky eshte problemi i grekeve, qe mendojn se jan te njejtet me ata te historis. Jam i sigurt se po te behen analizat e adn, shqiptaret do ken me shum ngjashmeri me greket historik sesa ju greko-turqit e sotem. Vazhdoni genjeni veten me karlliqe.

    2. Himara Autonome
      Me pelqen we korogjoni te tjeret dhe u diktoni se cfare jsne
      Fatkeqesia e juaj we ju nuk njihni vet veten zdini ckerkoni
      Jini ne Evrope por zdini se jeni ne evrope se nuk kini asnje mendim apo veprim evropjan
      I themi ne Himarjotet Hani buken e kaurit dhe beni duvan e turkut
      Juvet jini si fida votus we thoni rrofte PDJA DHE VOTAT I MER PESEJA
      Me kaq mbeci me shendet ne rrugen tuaj islamo komunisteuùy

  5. Pse gjithe kjo zhurme per Bejlerin. te gjithe e dime 100% se Bejleri po denohet me urdher nga

    lart, se provat jane te sajuara dhe ne shkelje te ligjit, por pse gjithe kjo zhurme per nje njeri kur

    me urdher nga lart jane burgosur 38 000 qytetar ne menyre te paligjshme vetem brenda nje viti

    kur mbahen ne menyre te paligjeshme 65% e te arrestuarve ne paraburgim pa prova dhe pa akuze

    kur jane shembur ne menyre te paligjshme dhe kriminale mbi 9000 banesa te qytetareve duke ua

    xerruar mundimin e nje jete te tere, kur me nje urrejtje te pashoqe u eshte hedhur gaz lotsjelles

    femijve ne pese te mengjesit brenda baneses se tyre, perse gjithe kjo zhurme per Bejlerin kur

    shkelja e lirive dhe te drejtave kushtetuese ketu eshte kthyer ne nje norme,

    1. ashtu si ty mendojn dumbabistat me koken e Saliut (si papagall, ca thot Saliu ne papafingo vini e shkruani ju dubmabista e sufllaqe ketu). Kujdes kur flet me terma te tipit “gjith shqitparet”. Fol per veten tende se ti nuk e di cfar mendojn te tjeret. Pershembull un mendoj qe shumica e shqiptareve e donin ne burg kete. Un i besoj gjykates, ka pas prova te pakontestueshme dhe u denua. Tani, te bejn nje sherbim kombit ata qe i sekuestruan celularet ketij e te na thon per veprimtarin antishqiptare te ketij. me ke ka folur, me ke mban kontakte, dhe cfar axhende ka. Na flet ti per te drejta kushtetuese kur Shqiperia eshte 1000 her me larte ne respektimin e minoriteteve ne krahasim me Greqin. Pse nuk ben keshtu ti edhe per shkeljet e te drejtave te shqiptareve ne Greqi ti e te tjeret siu ty. Te digjka per grekun ty, hipokrit.

  6. SPAK, jemi me ju… Na shpetoni si shoqrie dhe komb nga këta tradhtarë dhe hajdut… Bjeurin pa dallimë majtës dhe djathtasë, Turqit shqip foles dhe Grekët shqip foles vëç problemë i kane sjedhë për here shqiprisë…

  7. hipokrizia e sahilisteve ka dal komplet ne siperfaqe. Bejn diskutime morale e me the te thash. U can per Belerin e u merakosen shum sepse, sic thon vet, na qekan shkelur te drejtat e njeriut dhe te drejtat kushtetuese te ketij, jo per gje po keta jan te gjith jurista te shkelqyer. I kan te gjitha dosjet dhe pasi e kan shqyrtuar u shqyen me argumenta juridik duke mbrojtur nje ropqir si Beleri (vrases antishqiptar). Nje pyetje e thejsht per keta dashnoret e kushtetutes dhe te te drejtave te njeriut. Pse nuk reagoni njesoj per shkeljen e te drejtave te njerut te shqiptareve ne Greqi? Skam par ndonje nga ju te reagoj me kaq zell per ate pun, nderkoh qe kushedi sa shqitpar jan vrar ne kufi, kushedi sa jan torturuar dhe kan vdekur burgjeve greke, camet nuk njihen dhe as sot nuk lejohen te shkelin ne greqi nqs nuk genjejn per vendlindjen. te tjeret jan konvertuar ne grek per buken e gojes. Arsyeja eshte shum e thejsht: sepse nuk ju ha kari fare as per te drejtat e ketij dhe as per ato te shqiptareve, ju doni vetem baben. Cfar thot baba ne papafingo vine e shkruani ju ketu si dicka qe eshte 100% e vertet. Hipokrit.

    1. Historia e Belerit është një dramë që fatkeqësisht me sjell në mënd dramat e sa e sa shqiptarëve e minoritarëve që dënoheshin në diktaturën Enveriste. Jepte direktivën ai për t’u burgosur më emra konkret dhe dënoheshin shpejt vetëm pse i konsideronte kundërshtarë!!!
      A nuk është rasti i Belerit një i tillë??? A nuk është izolimi një i tillë.
      Drejtësi që është pjesë e kësaj neodiktature zbatuese e devotshme e direktivave të Ramës. Pra jemi kthyer prapë atje ku ishim në diktaturë!!!
      Dikur kishin mbështetje vendet komuniste sot Amerikën marksiste.
      Dhe si mundet të ketë demokraci,shtet të së drejtës e pushtete e istitucione të pavarura!!!
      Dhe nostalgjikët e diktaturave na shesin moral me pseudo nacionalizmin fallso të tyre!!!
      Në Greqi të mos harrojmë ka me miliona arvanitë që ishin mbështetës të mbijetesës së një milioni e mod me shumë shqiptarëve e për këtë t’ju jemi mirënjohës.
      Sepse ajo diktaturë i la shqiptarët e minoritarët në një varfëri ekstreme dhe ajo Greqi e arvanitëve i ndihmoi në atë mbijetesë.

      1. shoku informohu mir. Edhe xhaxhi i ka trajtu me mir minoritaret sesa greken kan trajtu shqitparet. Mos i qaj hallin Bejlerit se me ate denim do dali per pak dhe do gezoj milionat e eurove qe i ka dhen lobi grek.

  8. Himara Autonome
    Burgosja e zBeleri nuk esht vetem problemi i Himarjoteve
    Por esht me shume se kaq
    Himarjotet greke orrthodhoks historikisht jane masaktuar nga shumshtete dhe kulte fetare
    Kejo esht nje histori e trasheguar ne breza
    Ndarja e kristjanizmit ne katolicizem dhe orthodhokse esht dhe hapja e luftes Evropes perendimore me Evropen lindore
    Evropa lindore me baze Bizantin dhe Evropa perendimore me baze Vatikanin
    Sot jemi para lufterave fetare Lindje Perendim
    Pra perplasja fetare Lindje Perendim esht dhe prezenca islame me wender perandorin Otomane e cila e perkrahur nga vatikani pushtoi troje e Bizantit
    Bizanti orrthodhoks me wender kostandinomulin sot Istamboll
    Bizantinet jane Helenet
    Pra azgjesimi i helenizmit krijoi kufijt e perandoris otomane ne ballkan
    Himara nje principate ne mbreterin e Epirit mundi te egzistoje siepiqender ne ballkan duke u cunguar nga 76 fshatera ne 7 fshatera dhe sot ne 14 fshatera me besime te ndrishme dhe me fe te ndrishme
    Zemra e Himares rrojti dhe rron me traditen e vertet te saj
    Ku ajo rruan sayistikat e saj Himarjote elenike
    Perfaqesimi i Himares ne te verteten e saj duke shpallur publikisht Helenizmin Mbare himarjot dhe ate epirot
    I ka thartuar turinjte politikesIslamo komuniste e cila ka mbeshtetjen e Turqis dhetevatikanit
    Por ne dem te greqis dhe Orthodhoksis
    Nje veprim i tille bie ndesh me mbrojtjen e kultit fetar njekohesisht dhe me egzistencen e grekeve ne Epir
    Pra politika islame komuniste shqipetare perdor te gjitha manovrat per te mposhte dhe frikesuar popullin mbar Himarjot me gjiqe masakra dhe santazhe
    We Himara te pranoje historin famekeqe te cfarosjes se Helenizmit Himarjot
    Kejo lufte e ftohet e vazhdushme nga shteti islamokomunist shqipetar
    Do te detiroje popullin Himarjot Epirotas greke nga lufte e ftohet ta kthejne ne lufte te nxehet per te mbrojte te drejtat e tire ku fundi i islamokomunisteve shqipetare dhe i mbeshtetesve te tire do jet i hidhur
    Do te kerkojmendihme tek te gjithemiqte tane per te mbrojtur indeditetin toneHIMARJOT GREK ORTHODHOKS

    1. Kur flitet për helenët, fjala është për disa qytete antike të helenizuara në pjesëm jugore të gadishullit ilirik si Athina e Sparta.,
      Kjo histori ka ndodhur disa shekuj para lindjes së krishtit o Merxhan, e helenët ishin, paganë e jo ortodoksë apo bizantinë o babam.
      Në ato kohëra nuk kishte as myslimanë e as katolikë apo ortodoksë, e nuk njihej një perëndi, por disa të tillë, e kjo quhet epoka e paganizmit.
      Nëse helenët paskeshin mbizotëruar gadishullin tonë si “bizantinë”, përse nuk quhej gadishulli helen , po quhej gadishulli Ilirik ?
      Nuk po e zgjas më tej që të merem me ty, se duket kjartazi që nuk ja ke haberin historisë.
      Do të shtoja vetëm këtë:
      Nëse do të vijë një ditë kur mund të bëhet një test me mjete të sofistifikuara për origjinën genetike të banorëve të Ballkanit, do të rezultojë që pjesa më e madhe e grekëve të sotëm, që e quajnë veten helenë, nuk kanë asnjë lidhje gjaku me ta po me ilirët, paraardhësit e shqiptarëve aq më shumë për “bizantinët” sllavë që erdhën në këtë gadishull, disa mijëra vite më pas nga ilirët e një njëmijë vjet më pas nga helenët.

  9. “Ranë të tëra strukturat e shtetit, në presionin e revoltës popullore të gjitha u shthurën. Janë fshehur një pjesë e tyre, një pjesë iku jashtë. Iku ministri i mbrojtjes, familja e Berishës iku fjeti një muaj në Brindisi. Mbeti pa shtet. Presidenti i asaj kohe, Berisha mbeti me 4 muret e zyrës dhe priste nga çasti në çast të arratisej.

  10. Rithemelimi’ vijon të jetë një organizatë fantazmë dhe ilegjitime. Për sa kohë që nuk zyrtarizohet si parti, duke u regjistruar në Gjykatë, i gjithë ai grup deputetësh do të përfundojnë rrugëve ose, në zgjedhjet e radhës, do të jenë në humorin e Berishës apo të Metës, në mos qoftë në N. Ndokës.

  11. Në këtë përplasje të madhe që shkaktoi çështja Beleri, ajo që duhet debatuar është se a është apo nuk është Himara greke siç pretendon Beleri e ata që e mbështesin.
    Janë historianët ata që duhet të mbizotëronin këtë debat duke u mbështetur në fakte historike e jo partiakët.
    Beleri i paskej bërë qeverisë greke një thirrje për ta zgjidhur këtë çështje, duke deklaruar me ketë se qoftë ai vetë, por edhe krahina e Himarës na qenka greke.
    Duhet të besojmë Belerin nga Progonati , një personazh i rëndomtë intelektualisht tepër i përfolur për qëdrimet e tij të hapura armiqësore ndaj Shqipërisë, apo shkrimtarin e shquar, himariotin Petro Marko që e ka deklaruar kjartë e prerë se nuk është me origjinë greke.
    Sëdyti.
    A duhej që Partia demokratike e drejtuar nga Z. Berisha, të miratonte kandidaturën e Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës, ndonëse shumica dërmuese e demokratëve kam bindjen e plotë se nuk e pëlqenin ?
    Dëgjova në një emision se një nga demokratët aktivë në mbështetjen e Berishës, deputeti Luan Baçi , deklaroi me sinqeritet se nuk do ta kishte votuar kurrë Belerin.
    Për të gjithë demokratët, por edhe shumicën e shqiptarëve, është e kjartë që Berisha e mbështeti këtë kandidaturë, thjeshtë për arsye të aleancave politike me filogrekun Vangjel Dule.
    Por a ka luajtur ndonjë rol ky qëndrim i Z.Berisha që të marë personalisht mbështetjen e qeverisë e politikanëve të djathtë grekë ?
    Nuk kemi parë asnjë shenjë mbështetje të tillë
    Tani të kalojmë tek Rama.
    A e sajoi Rama këtë përplasje juridike për motive të luftës kundër abuzimeve me votat, apo për patriotizëm ?
    As njera e as tjetra.
    Beleri në rrugë abuzive apo me mbështetjen e qeverisë greke, arriti të marrë vetëm 19 vota më shumë.
    Rama me Gjushin arriti të përlajë vetëm në Shijak me ndihmën e bandave të trafikut të drogës nja 19 mijë vota e në gjithë Shqipërinë , mbi 200 mijë vota abuzive.
    Rama e bëri për dy arsye,
    E para për të cilësuar Berishën si një “trashëtar” të interesave kombëtare, dhe e dyta për të pasur në Himarën e bukur bregdetare një kryetar bashkie të tijin, që të gllabëronte tokat e bregdetit, ashtu siç rezultoi me Xhaçkën.
    Sëtreti
    A përfaqëson z Beleri ajkën e qytetarisë intelektuale greke që Z Micotaqis ta bënte ate figurë ndërkombëtare ?
    A duhej të ndëshkonte të gjithë shqiptarët qeveria greke , për hir të një “minoritari” të dyshimtë, duke vënë veton në proçesin e integrimit në BE ?
    Kjartaz po del se këtij minoritari grek me të kaluar të dyshimtë, ka indicie që i janë shkelur të drejtat e njeriut.
    Por çfarë ka ndodhur me arvanitasit, çamët e shqiptarët e tjerë në Greqi sëbashku me emigrantë të tjerë ?
    Përse nuk i njihet e drejta themelore demokratike e tyre që të shpallin pa drojë përkatësinë etnike duke mohuar tërësisht minoritetet ?
    Bëhet fjalë këtu , jo për disa fshatra, por pët miliona “qytetarë grekë” me origjinë etnike jo greke që ju janë shkelur me të dyja këmbët të drejtat e tyre të njeriut.
    Pra këtu nuk bëhet fjalë për drejtësi, por për mentalitete politike mesjetare.

  12. Fuga si ka emrin ka dhe zanatin: mbush fuga. Sa per Berishen, eshte i vetmi politikan sot per sot qe ka mbeshtetes REALE pa asnje lloj interesi perveçse atij te mbrojtjes se demokracise ne atdheun tone te pasur por te vjedhur masivisht prej morrave mavi prej 3 mandatesh qeverisje te pamerituara.
    Une u them morrave te bejne gati valixhet se do shfaroseni ne zgjedhje. Kurre me pune ne shtet dhe me shtetin nuk do keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *