• |
ide | kryesore

Skandali/ Për burgosjen e Belerit u përdor një dokument i rremë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”.

Por të dhënat e siguruara nga seanca e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme kundër Belerit tregojnë se saga e mbajtjes së tij në masën e “arrestit me burg” u bazua fillimisht mbi një certifikatë të gjendjes gjyqësore me të dhëna të pavërteta.

I thirrur si dëshmitar në proces, punonjësi i IT-së në Prokurorinë e Vlorës, Ledion Jonuzaj deklaroi të enjten se pas arrestimit të Belerit, prokurorja Matilda Peza i kishte kërkuar atij që të shkarkonte nga sistemi i gjendjes gjyqësore një certifikatë të gjendjes gjyqësore të Belerit, ku ai rezultoi “i dënuar”.

Por pasi ishte kallëzuar nga Beleri për falsifikim të certifikatës së tij të gjendjes gjyqësore, Jonuzaj tha se kur ishte thërritur në SPAK, i ishte kërkuar që të printonte një certifikatë të dytë të gjendjes gjyqësore të Belerit nga sistemi.

“Në dëshminë e dytë rezultonte i padënuar,” deklaroi Jonuzaj para gjykatës.

Sistemi i Gjendjes Gjyqësore menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë dhe aksesohet nga prokuroritë mbi bazën e një memorandumi me Prokurorinë e Përgjithshme.

Kur u pyet nga kryesuesi i trupit gjykues nëse certifikata e gjendjes gjyqësore mund të dilte ndryshe për të njëjtin individ, Jonuzaj u shpreh se duhej të pyesnin Drejtorinë e Burgjeve për të marrë përgjigje për këtë rrethanë. Dëshmitari pohoi në vijim se certifikata e gjendjes gjyqësore të shfaq “të dënuar ose të padënuar, por jo të rehabilituar”.

Arrestimi i Belerit për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje nëntë muaj më parë dhe humbja e mundësisë për t’u betuar dhe për të marrë zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut, është kthyer tashmë në problemin kryesor të marrëdhënieve me Greqinë dhe në pengesë për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Në samitin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt më 14 dhjetor në Bruksel, kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, përsëriti qëndrimin e prerë të Greqisë për çështjen “Beleri” dhe ndikimin që do të ketë vetoja e saj në hapjen e negociatave me BE-në.

Ndryshe nga pala greke, kryeministri Edi Rama e cilëson arrestimin e Belerit “një çështje të drejtësisë”.

Certifikata e gjendjes gjyqësore ishte një ndër dokumentet kyçe që u përdor nga Prokuroria e Vlorës dhe më pas nga gjykata për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Belerit më 13 maj 2023.

Në vendimin e marrë nga gjyqtarja Dorina Stroka e Gjykatës së Vlorës arsyetohet se kërkesa për të vendosur masën më të ashpër të sigurimit personal duhet domosdoshmërisht të shoqërohet nga një analizë ligjore-faktike e mbështetur në prova dhe argumenta bindës, lidhur me personalitetin dhe rrezikshmërinë që ky person shfaq në jetën e tij sociale.

“Në rastin konkret u arrit të provohej se shtetasi i arrestuar paraqet një rrezikshmëri të tillë shoqërore sa çdo masë tjetër sigurie do të ishte e papërshtatshme dhe duhet vendosur masa e ‘Arrestit ne burg’, pasi siç rezulton dhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”, thuhet në vendim.

I pyetur nga BIRN mbi përdorimin e certifikatës gjyqësore me të dhëna të pavërteta në fazën fillestare të arrestimit të Belerit, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka fajësoi sistemin online të gjendjes gjyqësore, i certifikuar sipas tij nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Zarkës, kërkimet kryhen nga punonjësi IT-së dhe në atë kohë Beleri ka rezultuar i dënuar në sistem. “Ne nuk ndërhyjmë dot në sistem. Kemi akses vetëm që të shikojmë të dhënat dhe të printojmë,” tha Zarka në një bisedë telefonike.

Megjithatë, ai shtoi se dëshmia e penalitetit kishte qenë një argument shtesë për kërkimin e caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, por kryesore ishte mundësia e largimit dhe vijimi i blerjes së votave.

Në seancën e së enjtes në Gjykatën e Posaçme, prokurori i SPAK, Adnan Xholi kërkoi që të administroheshin në funksion të gjykimit fashikujt e çështjes lidhur me kallëzimin penal të kryer ndaj Jonuzajt për falsifikim, të konkluduar nga SPAK me vendim mosfillimi.

Sipas Xholit, në atë hetim janë sqaruar gjithë rrethanat lidhur me dëshmitë e ndryshme të penalitetit të gjeneruara nga sistemi për Belerin. Po ashtu, ai kërkoi që të merren si prova deklarimet e nëpunëses së Ministrisë së Drejtësisë, Anila Paçi, e cila sipas tij, ka shpjeguar se si është ndryshuar sistemi.

Avokatët e Belerit kërkuan që të mos administroheshin aktet e kërkuara nga prokuroria, duke pretenduar se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për lënien në fuqi të mosfillimit të hetimit ishte rrëzuar nga Apeli, që e kishte dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për intepretim. Sipas tyre, kallëzimi ndaj Jonuzajt konsiderohet ende nën hetim dhe nuk mund të bëhej pjesë e gjykimit të një çështje tjetër që po gjykohet në themel.

Pasi gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë, avokatët e Belerit kërkuan që të thirret si dëshmitare punonjësja e Ministrisë së Drejtësisë, Anila Paçi – kërkesë që dhe kjo u pranua nga trupi gjykues.

Avokati Eugen Gjyzari pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik të enjten pas seancës gjyqësore se Beleri ishte i rehabilituar dhe rezultonte i padënuar në kohën kur është caktuar ndaj tij masa e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas Gjyzarit, kjo rrethanë ishte konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ që e kishte lejuar të kandidonte në zgjedhjet vendore të majit 2023, ndryshe nga sa kishte ndodhur në 2019-ën, kur nuk ishte lejuar. Duke iu referuar nenit 69 të Kodit Penal, Gjyzari tha se është e ndaluar me ligj që “një i rehabilituar të konsiderohet i dënuar”.

Në vendimin e KQZ për verifikimin e të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të Belerit, rezulton se ky i fundit i ka deklaruar dy dënimet e tij në vitin 1999 me 18 muaj burgim dhe në vitin 2006 me 3 vjet heqje lirie. Megjithatë, është lejuar të kandidojë për kryetar të Bashkisë Himarë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi lidhur me sistemin që kishte gjeneruar të dhëna të kundërta në dëshminë e penalitetit të Belerit.

Përveç problemeve me certifikatën e gjendjes penale, avokatët e Belerit kërkuan sërish të enjten thirrjen për t’u pyetur si dëshmitar të bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Rama, me pretendimin se gjatë gjykimit kishin dalë rrethana të reja. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata me argumentin se ishte ezauruar më parë.

Gjykata bëri me dije se Drejtoria e Policisë kishte refuzuar të jepte përgjigje lidhur me kërkesën e avokatëve të Belerit për pagesat e pretenduara të dëshmitarit dhe bashkëpunëtorit Arsen Rama. Policia është shprehur se të dhënat përbëjnë “sekret” dhe nuk mund të jepen, edhe pse për marrjen e këtyre të dhënave u investua Gjykata e Posaçme.

Pasi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë refuzoi të informojë edhe gjykatën me justifikimin se të dhënat ishin sekrete, kjo e fundit vendosi ta ripërsërisë kërkesën.

Seanca e radhës u shty për më datë 1 shkurt, në orën 12:00./Reporter.al



28 Comments

    1. Ore ju jeni me grekun apo me Shqipërinë?
      Po kujt po i rruhet për Bejlerët turq që e quajnë veten grekë.
      Si nuk gjen në Greqi, qoftë edhe një grek të vetëm që ti japë të drejtë shqipërisë.
      Ndërsa në këtë vend muti, gjysma e shqiptarëve janë me grekun.
      O koja nonën shqipe.

  1. per cdokument te rreme flisni o gazetaruce partishe, Beleri u kap ne flagrance duke blere vota apo harruat

  2. O moter qire komentues ishte futur polici i infiltruar apo nuk she dhe degjon o grua qire ,po ata te Dibres me Mnjat dhe Gjiknuret qe dolen me figure dhe ze o fis qire pse nuk i futen burg?

  3. Tërë historia tipike sigurimi i shtetit!!
    E s’kishte si të ndodhte ndryshe kur janë përsëri ata si në polici,prokurori,gjykata!!
    Çdo gjë e mirë menduar deri në fallsikime!!
    Më të infiltruar provokatorë të futur nga policia që e bën për para duke dhe deponuar me gënjeshtra.
    Dikur këto ndodhnin për të eleminuar armiqtë e popullit në mbrojtje të socializmit tani kundër kundërshtarëve politikë për t’a eleminuar që të vjedhin e të zaptojnë pronat Himariote!!!

  4. 85% e shqiptarve e kan nje mendim te qart. Per Belerin.
    Tani bejni pyetjen vetes.
    Ju ne cilen % jeni.
    Te 85% apo te 15%.

    1. Ja dhe nje klysh komunisti,
      prape me ndarje, ne partizane e ju gjermane, ne komunista e ju ballista.

      Ptu rrace e keqe, qe s’ka ilac tju shkuli.

  5. I paskan rënë më kot më qafë këtij Belerit që prej shumë vitesh në Shqipëri konsiderohej si një antishqiptar “vorio epirot” i zellshëm..
    Paskan pasur të drejtë kryeministri e ministrat grekë, kryetarët e bashkive të Athinës e Selanikut.
    Ai paskej qenë burrë i ndershëm që është dënuar dy herë dhe është rehabilituar pasi paskej pranuar që është dënuar
    Beleri duhet të shpallet hero patriot i kombit …..grek, pasi me të drejtë paskej luftuar për Himarën “greke”
    Tani meqë Beleri na doli viktimë e drejtësisë shqiptare, SPAK-u duhet të hetojë se kush i pati rënë më qafë kot atij dikur duke e akuzuar si vrasës të ushtarëve shqiptarë në Peshkëpi.
    Si duhet rregulluar ky gabim i madh ?
    Presidenti shqiptar pasi Beleri të dalë nga burgu, ta emëroj guvernator të republikës autonome të Vorio Epirit.

    1. Himara Autonome
      Perallat e sigurimit te shtetit dhe drejtesis shqipetare burgosin zBelerin
      Shqiperia esht jashte standarteve demokrstike Evropjsne
      Populli shqipetarpamvaresisht besimit melsiman
      Ai duhette aspiroje ne boten Evropjsne .te krijohehn hspesira per nje gjitoni te mire e vellazerore e cila tju sherbeje te di psleve
      Shatjet ofendimet kercenimet dhe hadmetia ne gjitoni esht fatkeqesi e te di paleve
      Deshiroj nje mirkuptim bsdhkepunim dhe bashkevellazerim i cil pak a shume esht rreal
      Shwipetaret dhe greket kane shume martesa kane shum gjera te perbashketa
      Pra duhet te rrujme ekuilibrin dhe nje bashkepunimi cili ti pershtatet kohes dhe rrealitetit
      Paqja esht shetim
      Lufta esht hidherim dhe fatkewesi
      Duhet rrespektuar njeri tjeterin duke i u bindur fakteve historike dhe kulturore te pjeses se trashegimnis
      Historjanet dhe politikanet te mos mbushin xhepat me para te pista dhe hostorjanet te perhapin frimen e dashuris dhe jo te urejtjes

      1. Meqë e paske merak të madh luftën e je kundër saj, përse nuk i bën thirrje qeverisë greke që ta heq ligjin e luftës me Shqipërinë ?

        Nuk po i hyjmë fare historisë po le ti referohemi aktualitetit.
        Aktualisht, cili është numuri më i madh i minoriteteve, ai i minoritetit shqiptar në Greqi apo atij grek në Shqipëri ?
        Raporrti është një me njëqind për shqiptarët.
        Pra për një minoritar grek në Shqipëri, në Greqi duhet të numërojmë 100 minoritarë shqiptarë.
        Është një fakt historik se në Shqipëri edhe në kohën e diktaturës së egër komuniste, është trajtuar thuajse njëlloj minoriteti grek .
        Pikërisht në ate kohë qeveria greke dëboi me dhunë qindra mijëra shqiptarë të Çamërisë, drejtë Turqisë e Shqipërisë.
        Ashtu çapa-çupa zotrote ke marrë guximin të shkruash shqip duke e masakruar gjuhën tonë.
        Po pse nuk guxojnë arvanitasit që ishin liderë të revolucionit për pamvarësinë nga Turqia, që të deklarojnë origjinën e tyre shqiptare e të flasin gjuhën shqipe, siç ju është lejuar arbëreshëve të Italisë, ndonëse kanë gati 600 vite që kanë mërguar atje ?
        Dhe të mos harojmë.
        Midis arbëreshëve të Italisë që e kanë ruajtur gjuhën shqipe deri sot, ka edhe shumë të ashtuquajtur arvanitë me origjinë shqiptarë të emigruar nga vendbanimet e tyre në Greqi.
        Duhet të respektojmë njeri tjetrin duke ju “bindur fakteve historike” për kulturën e trashëgiminë ke shkruar këtu, duke haruar se ky respekt duhet të jetë i ndërsjelltë.
        Nuk ka pasur asnjë spastrim etnik të minoritetit grek nga Shqipëria, në mbi 100 vite të shtetit shqiptar, përkundrazi janë pranuar në Shqipëri edhe emigrantë politikë grekë të pas Luftës së dytë botërore.
        Të mos ngatërojmë konsideratën për lindjen e demokracisë në qytetet antike greke, me nivelin e demokracisë së sotme.
        Edhe ne shqiptarët ashtu si të gjithë popujt e emancipuar të botës, e kemi vlerësuar me respekt ate stad të demokracisë antike, por edhe të kulturës helene.
        Po sot ?
        Sot Greqia mund të jetë i vetmi shtet antar i BE që nuk i njeh minoritetet ndonëse ka pasur disa përparime në këtë drejtim.
        Pa mendo njëherë sijur në Greqinë e sotme të beheshin zgjedhje në një qytezë me shumicë shqiptare e të kandidonte për kryetar bashkie një grek i vetëshpallur shqiptar.
        A mund të imagjinohej që për të mbështetur zgjedhjen e tij , në Greqi të shkonte gjithë qeveria shqiptare ?
        Nëse i referohemi historisë, gadishulli ynë nuk është quajtur “Gadishulli helen” e as sllav , por është quajtur “Gadishulli Ilirik”, pasi ka qenë pothuajse i banuar tërësisht nga fiset ilire, ku hyjnë edhe epirotët e makedonasit.
        Do të ishte e marrëzishme edhe nëse ne shqiptarët e sotëm , pasardhës të ilirëve, të kishim pretendime territoriale për gjithë gadishullin tonë.
        Fatkeqësia historike ishte se ilirët , ashtu si edhe shumica e popujve të Europës antike, nuk pati arritur ta shkruajnë gjuhën e tyre.
        Gjuhën e shkruar e patën vetëm helenët e romakët antikë.

  6. Garo u shpreh se të rinjtë janë të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për aktualitetin politik.

    “Shoqëria e ka detyrim të reagojë. A mendoj që unë opozita është kaq e fortë? Nuk është, ne jemi në ditët më të vështitra, por opozita të paktën e ngre zërin. Qeveria nuk del në një debat.Por eshte kapur duke blerd vota ky beleri dhe per kete do denohet,eshte veper penale

  7. Dhe si për të na plotësuar të plotë kuadrin e përngjasimit me Al Kaponen të Sali Berishës, ka menduar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi me atë paraqitjen që bëri dhe ai para SPAK. E kemi fjalën për mënyrën se si ishte veshur. Pasi në kokë mbante kapelen ‘Republika’. Kishte veshur xhaketë me jelek kafe e kollare të verdhë e në xhep mbante një shami të kuqe. Duke na kujtuar portretet e botës së krimit të viteve ‘40 në SHBA

  8. Se mos i ka mbetur ndonjë dyshim ndokujt? Andi Bushati ka ngrënë çorbën e prishur të Greqisë. Prandaj mbron Belerin (shovinist Grek që ka djegur flamurin Shqiptarë dhe ka duart me gjak Shqiptari), urren she bën propagandë kundër Amerikanëve në Shqipëri (garancia e vetme që kemi në këtë rajon të mbushur me armiq kundër Shqiptarëve). Se harrova, gjithashtu mbron Sali Berishën, përsonin që i vuri flakën Shqipërisë në 1997ën, la gjithë vendin në hasmëri nga ku edhe aot e kësaj dite prodhohen viktima të reja. Se mos ka akoma dyshime për kë punon Bushati!

  9. Me xhonglime pelivanësh, si kjo ‘ është e ndaluar me ligj që “një i rehabilituar të konsiderohet i dënuar”.’, lapsi kërkon të na shesë Belerin si të burgosur politik. Një përson që me mish e me shpirt dhe me pare Greke do të rrëmbejë një copë historike të Shqipërisë, nuk ka si të jetë i rehabilituar.

  10. nëse diktatura nuk do ishte shembur në ‘90, me të gjitha gjasat Rama do kishte përfunduar në skuadrën e pushkatimit nën akuzën për poliagjent, ndërsa Berisha do ishte nga skuadra e pushkatimit. Majko do vazhdonte të ishte sekretar i Partisë Komunistë ndërsa Basha do ishte zëvendësi i tij. Meta mund të ishte drejtor i hidrocentralit të Fierzës”

    1. Himara Autonome
      Cdo shtepi ka oxhak
      Ajo shtepi
      Qe ska oxhak
      Quhet kssolle
      Pra derine 1912 nuk jini shkruar ne histori
      Historine eshqiperis e kane shkrur
      Italanet Turqit Greket Anglezet dhe Austro Hungsrezet Shqiperia deri ne 1913 ka pate 9 pape dhe 33 pashallare dhe funksjonare shteti
      Dhe Ali Pashai wuhet vezir i jsnines pashalleku i tij esht ne kufi te epirit dhe jo ne iliri apo nr shtetin shqipetar Shteti shqipetar u lkrijua nga Austrohungaria dhe tutwia
      Ku u wuajt turqiq e vogel e Ballkanit
      Keto ka historia te shkruara per shtetin Dhwipetar
      Iliret jsne we me zshkoder mal te zi dhe lart
      Te hapin histotine dhe gjogrsfine dhe tju mesojne te verteten
      Mos u merni me historine zislamo komuniste se se nuk ju sherben

  11. Himara Autonome
    Cdo shtepi ka oxhak
    Ajo shtepi
    Qe ska oxhak
    Quhet kssolle
    Pra derine 1912 nuk jini shkruar ne histori
    Historine eshqiperis e kane shkrur
    Italanet Turqit Greket Anglezet dhe Austro Hungsrezet Shqiperia deri ne 1913 ka pate 9 pape dhe 33 pashallare dhe funksjonare shteti
    Dhe Ali Pashai wuhet vezir i jsnines pashalleku i tij esht ne kufi te epirit dhe jo ne iliri apo nr shtetin shqipetar Shteti shqipetar u lkrijua nga Austrohungaria dhe tutwia
    Ku u wuajt turqiq e vogel e Ballkanit
    Keto ka historia te shkruara per shtetin Dhwipetar
    Iliret jsne we me zshkoder mal te zi dhe lart
    Te hapin histotine dhe gjogrsfine dhe tju mesojne te verteten
    Mos u merni me historine zislamo komuniste se se nuk ju sherben

    1. Ti paske nevojë për klasën e parë shkrim e këndim, se këtë paçavuren që ke postuar dy herë se oupton njeri.

      1. Himara Autonome
        Une as shaj njeri dhe as porcmoj njeri
        Nuk esht ne karakterin tim
        Une me sa di dhe me sa ma thot ndergjegjgjja komentoj mbi baza te verteta historike
        Shpeshhereofendimet dhe kercenimet kane pat pasoja te hidhura te cilat un si deshirioj
        Menita e lir e debatimit ka nje kuadrat i cili quhet kufi
        Thone mos i shkel vijat e kuqe se eshte mekat Dhe kush i shkel vijat e kuwe ben mekat

  12. Armiku I popullit
    Perse se heq ligjin e luftes Greqia me Shqiperini
    Shpesh heere kam thenur qe ti neneshtrohemi historise rreale dhe jo asaj islamo komuniste
    Pormbeledhje e historis shkurt
    Shqipetaret bashkepuntore me pushtusit dhe bashkefajtor te krimeve te popullatesHelene dhe asjorthodhokse per gjat shekujve ne histori
    Bashkepunimi i shqipetareve me vatikanin dhe me petandorin otomane kane ber krime te pa i u deklaruar historis
    Si pasoje ne teritorin e ballkanit eshte ber genocid masiv mbi popullin helen te Epirit duke vrare helenet dhe orthodhoset ne menire masive duke nderuar besimin orthodhoksme ate mesilman
    Shqipetatet we me historin e ballaban Pashes ne sherbim te perandoris otomsne ka qen i pari we esht futur ne kostandinopoje dhe ka bere maskra
    Ballaban pasha ka leftuar kunder Skenderbeut deri sa u vra ne rrethinat e krujes
    Qemal Ataturku Arnaut ka masakrur popullin helen te greqis ka zapetuar trojet Helene
    Ali pashai kadjege Sulin źhormoven Ka crare kardhiqote dhe ka kthier me zor me dhune ne fene mesilmane shume popullate Epiritase
    Rrilindasit sherbetore te perandoris Otomane me ne krie Ismailz Qemalin
    Mesilmanet e Cameris ne bashkepunim me fashizmin dhe nazizmin kane vrare popullaten orthodhokse te camurjase te epirit Helen
    Fan noli ne sherbim te katolicizmit vrau grate Himarjote ne vitin1925
    Shqipetaretne bashkepunim me Italine fashiste sulmun greqin
    Balli kombetar me ne krie Xhafer Deven kendonin ne dervican kafe ne janine darken ne Athine
    Greket i vune shqipetaret dhe italanet si qet perpara deri ne tepelene
    Gjermania i erdhi ne ndihme Italis dhe paralizoi greqine se do ta kishte pushtuar rdhe shqiperin edhe Italin
    Enver Hoxh vrau Himarjote se greket e Himares kundefrshtuan sundimin e tij
    Sali Berisha ne 97 ne luften e tij ne jugun e shqiperois Himaren e duj nje dore HI
    Sot qeveria e shqiperis varos te drejtat dhe lirit e pronave dhe te popullit Helen Himarjot
    Politika e shqiperis me ne krieHaxh Qamilin e duan ballkanin nga jugu ne veri lindje perendim nje me Baben
    Baba esht Turqia e msdhe
    Pra bera nje rreklam te percipte te historis se shqiperise dhe greqis
    Mund te mos u pelqeje potr ki eshte rrealiteti i ligjit te luftes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *