• |
ide | kryesore

8 marsi/ Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë

Lajme, Të fundit
Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë, por po ua kalojnë në qeveri



Është 8 marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për një rritje të rolit të tyre në ekonomi dhe sidomos në politikë. Sot, Shqipëria është ndër vendet që ka peshën më të lartë të femrave në kabinetin qeverisës, në nivele të njëjta me Finlandën.

Megjithatë femrat edhe pse janë më të arsimuara vazhdojnë të paguhen më pak sesa meshkujt, në pjesën më të madhe të profesioneve. Edhe në shtëpi, pushtetin e kanë burrat që kanë në emër të tyre llogaritë bankare, por edhe guxojnë më shumë, duke marrë kredi.

Burrat paguhen më shumë se gratë

Burrat paguhen më shumë sesa gratë në pjesën më të madhe të profesioneve. Madje të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022, në raport me atë të femrave.

Mesatarisht, një punonjës në vend u pagua me 61,898 bruto në muaj në 2022, me një rritje nominale prej 8.2%.

Për meshkujt, paga mesatare ishte 63,773, me një rritje prej 9.2%.

Për femrat, paga mesatare arriti në 59,813, ose 7.3% më shumë sesa një vit më parë.

Rritja më ritme më të larta e pagave të burrave në krahasim me ato të grave bëri që të thellohet sërish hendeku gjinor mes pagesave të të dy gjinive. Gratë u paguan 6.2% më pak sesa burrat në 2022, nga 4.2% që kishte zbritur diferenca në 2021.

Nga 36 grup profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre gratë paguhen më shumë.

Fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Sipas INSTAT, femrat në grup profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 189,393 në vitin 2022. Ky nivel, jo vetëm që është paga më e larta nga të gjithë grup profesionet në vend, por është dhe 11.1% më e lartë sesa e meshkujve. Në krahasim me një vit më parë, paga për këtë grupprofesion u rrit me rreth 10%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë është grupi tjetër, ku femrat marrin më shumë se meshkujt. Paga e femrave në këtë grup është 64,365 lekë, ose 10.7% më shumë sesa burrat.

Në dy profesionet e tjera, “Punëtorë shërbimi dhe ndihmës” dhe “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, gratë marrin përkatësisht 1.3% dhe 1.1% më shumë se burrat.

Administrata është institucioni që nuk i “diskriminon” femrat në paga, teksa “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” marrin njësoj, rreth 92 mijë lekë në muaj.

Ndërsa në arsim preferenca është tek meshkujt, që paguhen gati 80 mijë lekë në muaj, ose 12% më shumë sesa gratë e të njëjtit profesion.

Edhe në shëndetësi ekziston diferenca. Grup profesioni “Specialistë të shëndetësisë” i paguan meshkujt 85.8 mijë lekë në muaj, ose 13.8% më shumë sesa femrat. Për “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, paga mujore e burrave është 65.8 mijë lekë, ose rreth 8% më shumë sesa e grave të të njëjtit profesion.

Diferenca më e lartë femra meshkuj është në prodhim, ku rekordin e mban industria, që i paguan burrat 24.6% më shumë sesa gratë.

…Por gratë janë më të arsimuara

Ndonëse paguhen më pak sesa burrat, gratë kanë nivel më të lartë arsimimi. Sipas INSTAT vajzat tentojnë më shumë që të ndjekin Universitetin, në krahasim me djemtë. Në total, 21.3% e femrave mbi 25 vjeç kanë mbaruar arsimin e lartë, përkundrejt 18.2% të meshkujve.



5 Comments

    1. Per cfare duhet te protestojne grate ne Shqiperi?
      Cfare i mungon atyre?
      Mbylleni gojen mos flisni budallalliqe se beheni qesharake…

  1. Cfar rendesie ka se sa studion, por cfar pune ben dhe sa punon. Statistikisht burrat punojne me shume ore se grate, gjithashtu burrat bejne pune te veshtira.
    A keni pare ndonje grua te punoje ne platformat e naftes ne mes te detit?
    A keni pare ndonje grua te punoje ne ndertim, ne shtrim rrugesh, ne mbledhje plerash, etj etj…
    Mbylleni gojen pra.

  2. hmm ky artikull duket i shkruajtur enkas keq. E verteta eshte se ne kapitalizem nuk te paguan ndokush per nivelin e arsimit qe ti ke apo edhe per oret qe ti punon POR per vleren e shtuar qe ti i jep nje ndermarrje apo shoqerie!
    Nese nje punetor femer apo mashkull qofte, nuk jep vlere te shtuar, ai/ajo hiqet nga puna.
    Ne te kundert nese nje punetor jep vlere te shtuar atehere ai/ajo merr 1/3 e asaj vlere si rroge ne rastin ideal. (sepse 1/3 e merr shteti si takse dhe 1/3 e merr ndermarrja si fitim)
    Keshtu qe nese femra duhet te paguhet me teper nuk duhet te shohi vetem titujt apo oret e punes, por sa e shton ajo vleren ne nje shoqeri. Patjeter qe titulli i studimeve eshte nje faktor percaktues deri diku POR JO MBIZOTERUES per tu paguar!
    Psh pervoja ne ate lloj pune eshte faktori shume i madh sot per sot. Ama si perfundim nese edhe me shume pervoje nuk arrin te japesh vlere te shtuar serisht del jashte tregut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *