• |
ide | kryesore

Klopp-Guardiola e fundit në Premier League: Nunez e Haaland, ata që mund të vendosin betejën titull

Sport, Video
Klopp



Për herë të fundit në Premier League, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola do te sfidohen në Anfield Road pasditen e sotme, në betejën mes Liverpool dhe Manchester City për kreun e renditjes. Vetëm një vend dhe një pikë ndan dy titanët pas 27 ndeshjesh, e me Arsenal (për momentin i pari një pikë mbi Reds) direkt te interesuar. Klopp dhe Guardiola mund ta gjejnë njëri-tjetrin ende përballë në finalen e FA Cup të këtij viti, por do të jetë hera e fundit që dyshja do të përballet në kampionat, në 90 minuta të ethshme për titullin.

LIVERPOOL, NË KËRKIM TË MREKULLISË SË TETË

Falë golit të tyre të fundit dhe të 10-it më të vonë në historinë e kompeticionit, kreu është i Reds, kur Darwin Nunez arriti me një goditje të jashtëzakonshme me kokë në minutën e 99′ të fundoste Nottingham Forest. Skuadra e Klopp rikthehet në Merseyside pas një shëtitje në Republiken Ceke, ku shkatërroi Spartën e Pragës 5-1 në ndeshjen e parë të 1/8 të Europa League. Fitorja e shtatë radhazi e Liverpool në të gjitha turnetë, që nga humbja 3-1 e muajit të kaluar nga Arsenal. Reds mburren edhe me një seri triumfuese në shtëpi, ku tani janë të pamundur në 29 ndeshje radhazi, që kur Real Madrid i theu në Champions 13 muaj më parë.

CITY, 16 FITORE NË 17 NDESHJET E FUNDIT

I frikshëm Manchester City që vjen nga fitorja në derbin me United. Skuadra e Guardiolës u trondit nga silura e Marcus Rashford, por dygolëshi i Phil Foden dhe Erling Haaland, kompletuan rikthimin e pritshem të Citizens. Njerëzit e Pep siguruan vendin në tetë më të mirat e Champions me një rezultat të përgjithshëm 6-2 ndaj Copenhagen dhe një Tripletë e dytë radhazi është ende një mundësi për vizitorët e së dielës. Gjashtëmbëdhjetë nga 17 ndeshjet e fundit të Man City, në të giitha turnetë, kanë përfunduar me fitore, që nga humbja 1-0 e dhjetorit nga Aston Villa, që i ka paraprirë një ecurie mahnitëse me 10 suksese radhazi për kampionët në fuqi të Europës.

PRECEDENTËT

Barazimi 1-1 në Etihad në fillim të sezonit, lejoi Manchester City të zgjeronte ecurinë e tij të pamposhtur kundër Liverpool në tre ndeshje që nga humbja 1-0 e sezonit të kaluar, por Reds janë mposhtur vetëm në një nga 20 ndeshjet e fundit në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *