• |
ide | kryesore

Video/ Cambiaso e Chiesa nuk mjaftojnë, Koopmeiners e zbret Juventus të tretin: fiton Milan e Verona

Sport, Video
Koopmeiners



Juventus nuk arrin të mposhtë Atalantën dhe zbret në vendin e tretë, i kaluar në renditje nga Milan, por me të njëjtën diferencë nga ekipi i teknikut Gasperini. Koopmeiners, objektivi i parë i merkatos së Juventus, kaloi në epërsi bergamaskët në pjesën e parë. Më pas Cambiaso dhe Milik kthyen ndeshjen në pjesën e dytë, përpara se goli i dytë i holandezit të vendoste rezultatin në 2-2. Asistet bardhezi ishin të dy nga McKennie, i cili luan me një mbrojtëse për shpatullën e tij të dislokuar. Për Atalantën asisti vendimtar ishte i Berat Gjimshitit.

JUVENTUS 2-2 ATALANTA

Pas humbjes në Napoli, Juventus mori një barazim të hidhur për luftën e zonës Champions League. Në javën e 28 të Serie A, skuadra e Max Allegri barazoi 2-2 me Atalantën dhe u kalua nga Milan në renditje, duke zbritur në vendin e tretë. Në Allianz Stadium në pjesën e parë Carnesecchi ndali një goditje nga afër nga Miretti, më pas Koopmeiners (35′) zhbllokoi ndeshjen duke befasuar mbrojtjen e bardhezinjve me skemë në një goditje dënimi. Në pjesën e dytë Juventus reagoi dhe përmbysi rezultatin me Cambiaso (66′) dhe Milik (70′), por zikaltërit vendosën sërish gjithçka në ekuilibër me Koopmeiners (75′).

AC MILAN 1-0 EMPOLI

Tre pikë pa Leao dhe një tjetër fitore radhazi, e treta. Milan nuk mund të kishte dëshiruar për një pasdite më të mirë. Kuqezinjtë mposhtën me vështirësi Empolin në Meazza dhe janë të tretët. 1-0 me golin e Pulisic, i cili është gjithnjë e më vendimtar. Milan dominoi për një kohë të gjatë, më pas vuajtën në finale, me Destro që gllabëroi një gol krejtësisht vetëm me portierin. Për teknikun Pioli, -16 pas Inter, përgjigje të rëndësishme kanë ardhur nga Kalulu, Tomori dhe Okafor, ndërsa Jovic ishte zhgënjyes. Empoli, në humbjen e dytë radhazi, mbetet ende +1 nga vendi i tretë nga fundi, i zënë nga Frosinone.

LECCE 0-1 VERONA

Në ndeshjen e drekës, Verona mundi 1-0 Lecce, fitoi sfidën e mbijetesës dhe u largua nga vendi i tretë nga fundi, duke futur në telashe salentinët që kanë fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit. Ndeshja në Via del Mare, e kushtëzuar nga një erë e fortë, u vendos nga goli i Folorunsho në minutën e 17′, me një devijim vendimtar nga Baschirotto. Më pas Montipò shpëtoi ndaj Oudin dhe Krstovic, ndërsa traversa ndaloi Almqvist. Hellas ngjitet në 26 pikë dhe kalon puliezët që kanë mbetur në 25.

Italy Serie A

Lecce 0-1 Verona
AC Milan 1-0 Empoli
Juventus 2-2 Atalanta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *