• |
ide | kryesore

Dhunoi partneren, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Lajme, Të fundit



Dhuna në familje mbrëmjen e së dielës në Heraklion të Kretës, ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria. Sipas mediave greke, i riu shqiptar dyshohet se e ka rrahur me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj.

Për t’i shpëtuar vajza ka arritur të dalë në ballkonin e banesës dhe ka mbyllur derën. Më pas për të shmangur pasojat është hedhur nga ballkoni dhe është larguar nga zona. Ai është arrestuar në spital, ku kishte shkuar për ndihmën e parë dhe akuzohet për dhunë në familje.



2 Comments

  1. Duhet të jemi të kujdesshëm kur hidhen titujt pa e ditur egzatësisht si ka ndodhur ngjarja sepse kollaj të akuzohet mashkulli por fakti që ka shkuar në spital për ndihmë tregon që është dhunuar dhe ai!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *