• |
ide | kryesore

Lecce shkarkon teknikun D’Aversa për goditjen me kokë ndaj Henry: “Nuk justifikohet”

Sport
Henry



Tension shumë i lartë në Via del Mare në përfundim të përballjes së mbijetesës mes Lecce e Verona, e fituar 1-0 nga miqtë. E kuqe e drejtpërdrejtë për sulmuesin verdheblu, Henry, shumë nervoz dhe i nxjerë me forcë nga zëvendësdrejtori sportiv Gennaro Del Vecchio, ish-drejtues e ish-lojtar i puljezëve. Henry, i cili konfliktohej shpesh me Pongracic gjatë ndeshjes, u ankua se ishte goditur: “E patë se çfarë ndodhi”, tha ai për Sky, duke iu referuar një goditjeje me kokë nga trajneri i Lecce D ‘Aversa, dhe më pas i përjashtuar gjithashtu. Klubi verdhekuq e dënoi gjestin e trajnerit të tyre dhe e shkarkoi.

“KËRKOJ NDJESË, POR NUK E GODITA ME KOKË”

“Dëshiroj t’u kërkoj falje të gjithëve dhe në të njëjtën kohë të rindërtoj episodin e trishtë dhe të pakëndshëm që më pa si protagonist negativ në fund të ndeshjes Lecce-Verona – shkruante në një postim trajneri me origjinë abruceze –. U konfrontova kokë më kokë me Henry, por unë nuk e godita me kokë lojtarin veronez, as nuk mora një të tillë, ishte një kontakt fizik, një shembull i keq, një imazh kundër sportit i ardhur nga tensioni i madh dhe adrenalina. Sidoqoftë nuk dua të justifikohem. Kam bërë një gabim dhe kërkoj ndjesë. E lashë veten të përfshihem nga emocionet, por jo deri në pikën që të godas një person tjetër. Kjo nuk më përket mua, e refuzoj dhe nuk e pranoj Edhe një herë i kërkoj falje Henry, publikut leçez, veronez dhe italian, arbitrave, dy klubeve, drejtuesve, stafit dhe ekipit tim”.

D’Aversa kishte thënë më parë për Sky Sport: “Unë nuk hyra në fushë për të goditur me kokë Henry. Qëllimi im ishte të distancoja lojtarët e mi për të shmangur pezullimet përpara ndeshjes kundër Salernitanas. Ishte një gjest i shëmtuar edhe pse nuk ishte i paramenduar. Do të thosha nëse do të kishte qenë kështu. Më duhet të kërkoj ndjesë. Qëllimi im nuk ishte të shkoja direkt te Henry, por 7-8 minutat e fundit të ndeshjes ishin një provokim i vazhdueshëm”.

LECCE: “DËNOJMË GJESTIN, ËSHTË KUNDËR PARIMEVE TË SPORTIT”

“U.S. Lecce, duke iu referuar episodit që përfshin trajnerin D’Aversa dhe lojtarin e Veronës, Henry, ndërsa vlerëson situatën e nervozizmit të përgjithshëm në fund të ndeshjes, dënon me vendosmëri gjestin e trajnerit tonë pasi është në kundërshtim me parimet dhe vlerat e sportit”.

HENRY: “NJË GODITJE ME KOKË NUK JUSTIFIKOHET”

Lecce-Verona nuk përfundoi në fishkëllimën e fundit dhe vazhdon me fjalët e protagonistëve të finales së zjarrtë të ndeshjes së Via del Mare. Pas ndjesës së kërkuar nga D’Aversa, i cili megjithatë mohon të ketë goditur me kokë Thomas Henry, vjen edhe reagimi i sulmuesit të verdhebluve, i cili me një histori në Instagram dënoi gjestin e trajnerit kundërshtar: “Do të filloj duke thënë se dua t’u kërkoj ndjesë shokëve të mi dhe tifozëve. Kërkoj falje që reagova me fjalë për provokimet e shumta të përjetuara në fushë, gjë që është e kuptueshme në një ndeshje me një çmim kaq të lartë. Por kjo nuk e justifikon dhe nuk do ta justifikojë kurrë një goditje me kokë, kur tashmë e ke marrë rrugën për në dhomat e zhveshjes, i kënaqur me tre pikët e fituara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *