• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Prifti sfidon SPAK: Publikoni çdo video apo regjistrim me fytyrën a zërin tim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kardio-Kirurgu Edvin Prifti, ka publikuar në Facebook një bisedë mes tij dhe një pacienteje, bisedë e cila është pjesë e dosjes së SPAK.

Nga biseda e publikuar nga vetë Prifti, kardio-kirurgu i thotë pacientes (Linda) se operacioni mund të kryhet falas në QSUT, dhe se nuk shkon në spitalet private.

Në postimin e tij Prifti thekson se në çdo bisedë që gjendet në dosjen e SPAK ai komunikon në mënyrë legjitime me çdo pacient, dhe në asnjë moment nuk flitet për korrupsion.

Postimi i Priftit:

Pergjim zyrtar me urdher gjykate 1! (te tjere si keto do te ndjekin)

Pas me shume se 3 vjetesh me ne fund Spak na jep nje pjese te pergjimeve ku ne menyre te perseritur une them vecse gjera te ligjshme dhe etike. Ky jam une! Sigurisht keto nuk merren parasysh!? Me poshte eshte njera prej tyre e marre nga dosja perkatese. Gjykojeni vete ju? Edhe njehere une i bej thirrje te hapur Spak qe te beje publike cdo video apo regjistrim me zerin dhe fytyren qe te kem bere qofte edhe elementin me te vogel te paligjshem. Dhe nese une nuk them te verteten dhe vetem te verteten ne dore e kane te shtojne edhe nje akuze tjeter per mashtrim apo falsifikim!. Une do bej publike gjithshka qe ju te kuptoni te ardhmen tuaj te mundshme!

p.s. shenimet dhe vizimet jane kryer nga vete Spak! Melodrama kthehet ne komedi dhe me pas ne tragjedi dhe ne fund ne nje butafori groteske!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *