• |
ide | kryesore

Atentati në Shkodër, makina e djegur e autorëve dërgohet në polici

Lajme, Të fundit



Makina e djegur e autorëve të atentatit të mbrëmjes së shkuar që ndodhi në Shkodër, është dërguar në ambientet e policisë për ekspertizë më të detajuar. Nga të shtënat me armë mbrëmjen e djeshme kanë mbetur të plagosur, studenti i Akademisë së Sigurisë, Gjergj Ndërshtiqaj 28-vjeç dhe kunati i tij Gjon Nika, 30-vjeç. Dy të rinjtë u transportuan menjëherë në spital, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta pas atentati, policia gjeti pranë vendngjarjes automjetin e djegur, i cili u përket të plagosurve. Dyshohet se mjeti është i përfshirë nga flakët për shkak të breshërisë së plumbave. Sipas raportimeve në makinë kanë qenë tre persona, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili kishte kamera sigurie dhe policia po bën kqyerjen e tyre për identifikimin e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *