• |
ide | kryesore

FOTO/ Ia dha k*qet në dorë: Thuram zgjodhi mënyrën e pazakontë për tu liruar nga Savic

Sport
Savic



Atletico Madrid-Inter ishte një ndeshje plot befasi e kthesa, por episodi më kurioz ishte padyshim mënyra me të cilën Marcus Thuram zgjodhi të lirohej nga markimi i mbrojtësit Stefan Savic. Një skenë që nuk është se shihet shpesh në Champions League.

Menjëherë pas një rivënieje, kamerat u fokusuan tek Savic, që ishte përtokë, dukshëm me dhimbje. Fillimisht nuk ishte e qartë arsyeja, por imazhet e përsëritura sqaruan gjithçka. Marcus Thuram, mbase i acaruar nga mbulimi individual i ish-lojtarit të Fiorentinës, shtrydhi pjesët intime të mbrojtësit që logjikisht u rrëzua nga dhimbjet.

Lexo më tejVideo/ “Cagón kilen!”: Sanchez humbi penalltinë, Griezmann e ofendon, por telekamerat e pikasin

Megjithatë, pas disa sekondash situata zgjidhet vetë dhe sulmuesi i Inter dhe Savic u panë duke qeshur: me shumë mundësi malazezi e ka falur francezin për goditjen e ndaluar. E parë kështu, Savic ishte ai ndër Colchoneros që desh la burrërinë për kualifikimin në çerekfinale të Champions League.

Savic



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *