• |
ide | kryesore

Gafat e teknikut Simone Inzaghi: Inter, mes statistikave e zgjedhjeve, mallkimin e penalltive e kërkoi vetë

F1, Sport
Inter



E quajnë llotaria e penalltive, sepse arritja i kthjellët në pikën e bardhë pas 120 minutash, dhe në rastin e Atletico Madrid-Inter shumë impenjative me të dyja skuadrat që mbërritën të rraskapitura në vijën e finishit, kërkon një përpjekje të madhe mendore për lojtarët që marrin përsipër përgjegjësinë për të goditur. E për të njëjtën arsye, është e pakuptimtë të fajësosh një lojtar për një humbje për shkak të një gabimi në llotarinë finale, edhe pse duhet pranuar që dje Inter bëri pak përpjekje për të zgjedhur lojtarët që do godisnin dhe, me vendime të tjera, ndoshta mund të kishte përfunduar ndryshe.

Nuk duhet harruar se në një ndeshje të 1/8 të Champions League, që vlen prestigj dhe shumë para, lista e pesë penalltive është diçka që studiohet shumë përpara minutës së 120-të. E nuk është rastësi që Simone Inzaghi, në ndeshjen pas konferencës, tha se goditjet nga pika e bardhë ishin provuar në stërvitje dhe kishte shkuar padyshim më mirë se në Civitas Metropolitano. Pastaj duhet shtuar gjendja fizike, çdo disponueshmëri (dhe mosdisponueshmëri) e individit për të goditur si dhe një vështrim më i përgjithshëm nga trajneri, që e di se cila është fryma e ekipit.

ZGJEDHJET E GABUARA TË LOJTARËVE

Megjithatë, ndoshta nuk është rastësi që nga pesë penalltitë e zikaltërve, gabimet erdhën nga Alexis Sanchez, Davy Klaassen dhe Lautaro Martinez. Dihet mirë se kapiteni i Inter nuk është magjistar nga pika e bardhë. Gabimi i fundit ishte vetëm disa javë më parë: 28 shkurt, Inter-Atalanta 4-0, ndeshje në të cilën ai shënoi një gol. Për Toro, 13 penallti të shënuara nga 21 te Inter, në karrierë janë 17 nga 27 dhe zero në penalltitë e fundit duke numëruar të djeshmen dhe në finalen e Kupës së Italisë 2019 kundër Lazios. Shifra jo shumë më të mira edhe për Alexis Sanchez, me 16 penallti të shënuara nga 29 goditje në karrierën e tij. Dy penalltistë jo tamam të pagabueshëm, le të themi.

Lexo më tej: Video/ Atletico përmbys Inter dhe e eliminon me penallti: Sancho e Reus çojnë Dortmund në çerekfinale

Gabimi tjetër ishte i Klaassenit, edhe pse në këtë rast duhet të përgëzohet Oblak. Mesfushori kishte 33 paraqitje në Champions mbi shpinë e ndoshta pikërisht në këtë u bazua zgjedhja e Simone Inzaghi. Holandezi në anën tjetër është një lojtar i shkëputur dukshëm nga projekti i Inter. Është e vërtetë që tekniku zikaltër ka thënë disa herë, pothuajse për të kërkuar falje, se i vjen keq që nuk i ka dhënë më shumë minuta këtë sezon, por nëse në mes të marsit Klaassen ka grumbulluar vetëm 311 minuta në të gjitha garat, do të thotë se për të gjitha objektivat është një rezervë. E t’i japësh atij detyrën e vështirë për të qenë një nga lojtarët që mund të vendoste për fatin e ekipit në Europë nuk ishte një zgjedhje e mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *