• |
ide | kryesore

Italianët ‘mallkojnë’ shortin e Europa League: Milan gjen Romën, Gjimshiti përballë Liverpool

Sport
Europa League



Shorti i hidhur për tre skuadrat italianët që ende garojnë në çerekfinalet e Europa League. Goglat në Nyon i dhanë jetë euroderbit italian Milan-Roma. Ka shkuar edhe më keq për Atalantën e Berat Gjimshitit. Bergamaskët kanë gjetur përballë favoritin e madh për trofeun final, Liverpool.

Kushdo që kalon mes kuqezinjve dhe verdhekuqve do të përballet me fituesin e Bayer Leverskusen-West Ham. Një tjetër sfidë spektakolare, me anglezët që do të vizitojnë të parët shtëpinë e skuadrës së pamposhtur këtë sezon, të drejtuar nga Xabi Alonso. Në anën tjetër, nëse Hyjnesha kalon Reds, në gjysmëfinale do të gjejë fituesin e Benfica-Marseille. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 11 prill, me kthimin të programuar më 18 prill.

Lexo më tej: Champions, titanët përballë në çerekfinale: Real-City, shorti përcakton rrugën deri në Wembley

SHORTI I EUROPA LEAGUE

Q1 – Milan-Roma
Q2 – Liverpool-Atalanta
Q3 – Bayer Leverkusen-West Ham
Q4 – Benfica-Marseille

ÇIFTET PËR NË GJYSMËFINALE

S1: Fituesja Q2- Fituesja Q4
S2: Fituesja Q1- Fituesja Q3

DATAT

Çerekfinale: 11 prill – 18 prill
Gjysmëfinalet: 2 maj – 9 maj
Finale: 22 maj

RRGULLORJA E SHORTIT TË EUROPA LEAGUE

Dy skuadra italiane u vendosën përballë nga goglat në Nyon, sepse rregullorja nuk e ndalon më. Nuk kishte kufizime në çerekfinalet e Europa League. Do të thotë se ishin të mundshme ndeshjet ndërmjet ekipeve nga i njëjti komb ose skuadra që ishin përplasur tashmë në fazën e grupeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *