• |
ide | kryesore

“Zero kallëzime nga Tatimet dhe Doganat”, Altin Dumani: Ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë

Lajme, Të fundit



Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se ka deklaruar se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë asnjë kallëzim mbi raste korruptive, edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë të tillë.

“Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”, ka deklaruar ai.



7 Comments

  1. Mund te kesh te drejte Dumani por mos harro drejtoret e tyre jane emeruar nga Rama, mbrojtesi me i madhe i korrupsionit ne vend.

    Pastaj ka edhe raste kur disa prokurore te tute zoti Dumani nuk i shkojne deri ne fund pasurive te krijuara nga korrupsioni sic jane restorantet Ulliri, Yamato, Nazer, Nona etj te cilat kane per ortake e financues Arben Ahmetja dhe Vilma Nushi.

    1. Çuni i kimetes justifikohet,…..kimetja i jep rroge te majme me ba pordha,ne i paguajme nga taksat tona,…popull gjynah i zotit

  2. “Berisha ka investuar me lekë në dorë. Mbi 30 milionë euro. Heshtja u ble me 30 milionë euro. Procesi hetimor s’duhet të jetë në mekanizmin e vrasjes dhe autorët, por pjesë duhet të jetë dhe mekanizmi i blerjes. Si e bleu? Dhënia e 30 milionë eurove duhet të jetë pjesë e hetimi, u nxorën nga buxheti i shtetit mbi 30 milionë euro.”, përfundoi analisti Mece

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *