• |
ide | kryesore

Berisha: Beqja hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS, e akuzojnë vetëm për shpërdorim detyre

Arkiva



Nga dritarja e banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe procesin hetimor ndaj ish-ministrit socialist Ilir Beqaj. Berisha tha sterilizimi është vjedhja e dytë e shekullit. Për Beqajn, të cilit pritet t’i komunikohen akuzat të hënën, krzedemokrati tha se hyn e del në SPAK si në selinë e Partisë Socialiste.

“Ndaj qytetarë, duhet të pyesni se çfarë po ndodh me ju, kush po e paguan, ftoj qytetarët të pyesin kush po paguan faturën e këtij rrënimi të shëndetësisë?
Ata dhe vetëm ata se ministrat, qeveritarët, shërbimet i marrin nëpër botë, në spitalet më moderne, edhe kur ndonjëherë bien në mbidozë nga kokaina se tani kanë filluar kokaina-party. Shkojnë në spitale të veçanta për t’u shkumëzuar.

Po pse ky rrënim? Çfarë ndodhi? Ia dhanë mikut të Edi Ramës, muratorit, i cili me diplomë mjeku kishte një skuadër ndërtimi me dy punëtorë në Itali. Tani miq, ju e keni ndjekur gjyqin. Nuk ka krim më të shëmtuar. Sterilizatorët janë vjedhja e dytë të shekullit. Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj me urdhër të Edi Ramës rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit. Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj i dha kompanisë së Edi Ramës dhe vetes, aparaturën e blerë gratis dhe katin e spitalit, energjinë elektrike falas, ujin falas.
Dhe më e keqja, më e zeza, çdo muaj përjashtoheshin nga operacionet 1 mijë shqiptarë, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet kirurgjikale.

Çdo muaj 1 mijë, në një vit 12 mijë, në 5 vite, 60 mijë. Po sa prej tyre kanë vdekur se nuk arritën të operoheshin. Miq, Beqja hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS. E dini se ç’po ndodh? Beqen, i cili ka firmosur kontratën e sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur hapjen e tenderit për sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur pikët për kompaninë e muratorit të Edi Ramës, Beqën i cili ka firmosur dhënien e ujit dhe energjisë falas kompanisë së tyre, Beqën që ka firmosur dhënien e aparaturës falas dhe katit dhe lokaleve kudo në Shqipëri, Beqa do të shkojë pas insistimit të gjykatës, jo me akuzë për korrupsion, por thjesht për shpërdorim detyre.

A nuk janë kriminelë këta prokurorë që veprojnë në këtë mënyrë kur kjo ka kushtuar qindra e qindra jetë?”, deklaroi Berisha.

 



1 Comment

  1. Ish ministri i infrastruktures ne kosove Pal Lekaj akuzohet per nji korupcion hiq ma pak se 90 miljon euro,ne gjykimin e pare 3 vjet e gjysem i mure,…! Poplli folte parat i mur Rambo e Pali i shkrete burgun.Per tu vertetu kjo rambo ne ni emision tha…jom ma se i bindur se Pali se ka marr as edhe ne cent…!? Moderatoret kan kujdes me krahun e luftes,dhe nuk e pyti ka vajten parat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *