• |
ide | kryesore

Fier/ Merr flakë një banesë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse. Ata kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *