• |
ide | kryesore

Franklin trondit Egnatian: Tetova del i shkatërruar nga Korça dhe rrezikon kreun

Sport
Franklin



Egnatia e para por në krizë rezultatesh. Në ndeshjen e shtatë radhazi pa fitore në kampionat, shkon edhe më keq për rrogozhinasit, që rrëzohen 2-0 në Korçë, duke rrezikuar të humbasin edhe vendin e parë të renditjes, pasi kryesuen për tre faza. Vendosi Franklin me një dygolësh, që i dha fitoren Skënderbeut, me Gvozdenovic që forcon pozitat në vendin e katërt.

Faza e katërt e kampionatit ka nisur në mënyrën më të keqe për rrogozhinasit. Tetova nuk po arrin të stabilizojë skuadrën dhe pas 4 barazimesh e një humbje në serinë pa fitore dorëzohet para Skënderbeut. Franklin zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20′, duke përfituar brenda zonës për të mundur Sherrin. Reagimi i miqve është inekzistent, madje bardhëkuqtë rrezikuan të dytin me Franklin edhe në të 33′. Djaloshi shlyen gjithcka 6 minuta më vonë, kur sërish në zhvillimet e një goditje këndi, shënoi golin e 2-0, që fundosi Egnatian.

Vetëm një shtyllë e sulmuesit Montenegro në fillimin e pjesës së dytë ishte shumë pak për të besuarit e Tetovës, për të ndryshuar fatet e kësaj ndeshje. Skënderbeu administroi, tentoi të përdorte kundërsulmin dhe pothuaj nuk lejoi asgjë me përjashtim të një penalltie në fund të kohës së rregullt për një prekje të topit me dorë nga Dumfur. Aleksi e fluturoi topin mbi traversë, duke lënë në fuqi rezultatin 2-0. Egnatia frenohet në 51 pikë, duke rrezikuar të humbasë vendin e parë nëse Vllaznia (49) fiton kundër Kukësit nesër. Skënderbeu ngjitet në 40 pikë, duke pritur me qetësi derbin e kryeqytetit Tirana-Dinamo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *