• |
ide | kryesore

Video/ Fulham paguan më mirë 4 milionë paund, se të fusë Brojën në fushë: e Muniz shënon dy gola

Sport, Video
Fulham



Fulham shkatërroi 3-0 Tottenham në Premier League, por Armando Broja e ndoqi derbin e Londrës nga tribuna. Tekniku Marko Silva nuk e ka konsideruar të nevojshëm sulmuesin e thirrur nga Sylvinho në kombëtare, edhe pse minutat pas largimit nga Chelsea në fundin e dritares së merkatos i ka me pikatore. Madje, Fulham ka pranuar më mirë të paguajë klauzolën prej 4 milionë paund se të fusë në lojë sulmuesin kuqezi.

Diçka nuk shkon, në këtë rast me lojtarin, sepse Fulham nuk inistoi për të marrë një lojtar që e degdis në tribunë dhe e ka të vështirë ti besojë. Broja që pas dëmtimit, me ndonjë blitz të vogël, ka treguar se nuk ka vazhdimësinë që kërkohet në Premier League. Madje edhe vizita e teknikut Sylvinho në Londër për të ndjekur sulmuesin kaloi pa u takuar fare, me lojtarin që pretendoi se ishte sëmurë. Fakti që ai nuk konsiderohet dhe pranohet më mirë të paguhet një shumë e fortë se ta zbresin në fushë, tregon se lojtari është jashtë forme, ose nuk është mirë me kokën.

SHPJEGIMI I TEKNIKUT SILVA

Mjaftonte vetëm që Fulham të aktivizonte sulmuesin në ndeshjen e sotme, që të mos i paguante Blues 4 milionë paund, por Marko Silva nuk e mbajti as në pankinë, duke i treguar një vend në tribunë: “Zgjedhje teknike, asgjë më shumë se aq. Një qendërsulmues për të nisur ndeshjen (Muniz) dhe një tjetër në stol (Gimenez). Na duhej një sulmues i dytë dhe vendosa të zgjidhja Raul”, tha tekniku para ndeshjes për”Sky Sports”.

E si për ti dhënë të drejtë, Fulham u imponua 3-0 ndaj Spurs me Muniz që shënoi një dygolësh. Broja mund të ngushëllohet me faktin që thirrja nga Sylvinho erdhi, por nëse dëshiron të shkojë në Europian, duhet të tregojë se mund të bëjë diferencën në fushë: është shansi i tij i fundit në një sezon për tu harruar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *