• |
ide | kryesore

“Ka lojtarë që s’janë në formë”. Shehi nervoz pas 1-0 me Teutën, Martini: “Asnjë ndryshim me Partizanin”

Sport
Shehi



“Është e vërtetë që humbëm dhe ndoshta skemi bërë ndeshjen tonë më të mirë, por humbëm nga një goditje standarte. E dija që kjo ndeshje do të vendosej me episode, fitoi kundërshtari dhe mori lojën. Në qoftë se nuk fiton duelet është shumë e vështirë, kundërshtari ishte shumë agresiv”. Orges Shehi kthehet të përtypet hidhur pas një tjetër humbje në kampionat. Partizani doli i mundur nga Niko Dovana i thyer nga Teuta, duke treguar gjithë limitet e tij.

Një situatë që e bën teknikun Shehi të shfryjë dufin, duke shfaqur nervozizëm pas ndeshjes: “Ka ndeshje që disa lojtarë sjanë në formën më të mirë. Dy tre herë që neglizhuam ekipi kundërshtar na rrezikoi. Kur merrnim topin, Mba skishte pikë mbështetje dhe u munduam ta zgjidhnim me Tedin në thellësi. Unë mendoj që skuadrat janë pothuajse të përafërta dhe nëse ul dozën e motivimit ndodh kështu, të humbësh. Nuk është hera e parë këtë vit, por dhe herët e tjera ka ndodhur kështu, kush ka më shumë grintë dhe vlerëson situatat ja del të triumfojë”, e mbylli Shehi.

MARTINI: ASNJË NDRYSHIM ME PARTIZANIN

“Ishte shumë e rëndësishme fitorja pas eliminimit në Kupë, ekipi ishte në gjendje jo të mirë mentale. Ishim stërvitur mirë, Partizanin e vlerësuam maksimalisht, e mposhtëm në të gjitha drejtimet. Minutat e fundit na u bënë gangrenë, prisja golin e dytë që të ishim më të çliruar”. Edi Martini është euforik pas fitores 1-0 me Partizanin. Tani, Teuta ka barazuar Laçin dhe mund të shkëputet prej tyre nëse fiton ndeshjen e prapambetur me Dinamon. “Unë sdua të them që mendojmë për lart pasi kur e kam thënë sikur më kanë gjuajtur me gurë, do rrimë me këmbë në tokë, skemi bërë asgjë me Partizanin, vetëm detyrën”.

Lexo më tej: Peposhi lë Qirkon si statujë: Teuta fut në krizë Partizanin, Shehi humbet edhe Alban Hoxhën

“Unë edhe kur humb e them që dua katërshen jo më kur fitoj. Por sdua ta them tani, sot kemi bërë detyrën se nuk shoh asnjë ndryshim mes Teutës time dhe Partizanit”, tha Martini pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *