• |
ide | kryesore

Peposhi lë Qirkon si statujë: Teuta fut në krizë Partizanin, Shehi humbet edhe Alban Hoxhën

F1, Sport, Video
Peposhi



Fitore e madhe për mbijetesën. Teuta thyen 1-0 Partizanin në Niko Dovana, në javën e 28 të Superiores, e para e fazës së katërt dhe të fundit të kampionatit. Vendosi Peposhi, me një super gol, që la të palëvizur Qirkon, që kishte zëvendësuar Alban Hoxhën të dëmtuar. Teuta largohet nga zona e playout, duke parakaluar Laçin.

Partizani nuk u ngrit kurrë në nivel, vuajti presingun e Teutës, që përdorte kundërsulmin. Peposhi e Daci ishin gjithnjë impenjativ përp prapavijën e të kuqve. Manovra e lojtarëve të Shehit ishte makinoze, me Mba gjithnjë të kontrolluar nga Gjini. Sidoqoftë, në gol në minutën e 13’, Mikulic pa ti shuhet gëzimi i rrjetës së parë me fanellën e Partizani, i pikasur në pozicion jashtë loje. Dëmtimi i Hoxhës ishte një tjetër goditje për kryeqytetasit.

Në pjesën e dytë Teuta vazhdoi të luante me ritëm, duke synuar lojtarin në zotërim të topit, për ta bërë sa më të vështirë organizimin e kundërshtarit. Në minutën e 66, Ergys Peposhi zhbllokoi ndeshjen me një goditje spektakolare që e la statujë Qirkon të dënuar nga ish-skuadra e tij. Me këtë fitore skuadra e Martinit shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 8, po aq sa Laçi, me durrsakët që kanë ende për të rikuperuar ndeshjen me Dinamon. Krizë për Partizanin, që mbetet në vendin e 3 me 46 pikë, pëson një tjetër humbje dhe nuk përfiton nga rënia e Egnatias në Korçë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *