• |
ide | kryesore

Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Kosovë. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, arrestuan dje në fshatin Shakovicë të Podujevës një person, i cili ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro, e të cilat synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Sipas Policisë, ata kanë zbatuar urdhëresën për ‘masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më nga Prokuroria Themelore Prishtinë. “Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000).

I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar 5000 x 2 euro monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara, Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe një telefon celular. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *