• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste nën e bir në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar 38 vjeçarin Mersin Mlloja pasi tentoi të vriste nënë e bir gjatë ditës së djeshme.

38 vjeçari teksa qarkullonte me makinë në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *