• |
ide | kryesore

Shtatë pikë në tetë ndeshje, shpërthen Allegri: “Bëj trajnerin, jo politikanin. Nuk shkoj pas publikut”

Sport, Video
Allegri



Pas barazimit pa gola me Genoa, Massimiliano Allegri nuk bën drama dhe ngre zërin. “Pjesën e parë ishim nervoz për shkak të rëndësisë së ndeshjes. Kishim detyrimin për të fituar e mbetëm të bllokuar – shpjegoi trajneri i Juventus –. Pastaj në pjesën e dytë krijuam disa situata të rrezikshme, nuk lejuam asgjë dhe gabuam disa pasime. Kalifikimi në Champions League është ende 11 pikë larg dhe ne kemi nëntë ndeshje për ta arritur”, saktësoi Allegri. “Tre sulmues? Gjithçka është e mundur, por ne duhet të marrim rezultate. Termometrin e ekipit gjatë javës e kam unë dhe ne kemi një objektiv për të arritur. Tani jemi në vështirësi dhe nuk ka kuptim të krijojmë konfuzion – vazhdoi ai -. Unë bëj trajnerin, jo politikanin. Nëse nuk gaboj jemi të tretët në renditje. Unë nuk shkoj pas publikut, por bëj më të mirën për ekipin”.

“Shtatë pikë në tetë ndeshjet e fundit? Unë punoj për Juventus dhe kam një objektiv. Më vjen keq që rezultatet nuk po vijnë për momentin, por ne të gjithë po bëjmë më të mirën. Unë zgjedhjet i bëj për ekipin, pastaj ndoshta edhe gaboj – shtoi ai -. Unë jam trajner dhe nuk gjykoj punën e gazetarëve. E kështu duhet të bëni edhe ju. Nuk duhet të kuptoni, por thjesht të bëni pyetje.”
“Duhet të shikojmë aspektin pozitiv të paraqitjes para pushimit për kombëtaren. Sjellja difensive e skuadrës sot ishte më e mirë se daljet e fundit – vazhdoi Allegri, duke u rikthyer për të analizuar ndeshjen kundër Genoa -. Duhet të vazhdojmë punën, sot patëm një performancë të mirë”.

Lexo më tej“Je shumë i fortë, kur do vish te Juventus?”, takim sekret i drejtorit Giuntoli me një objektiv të merkatos

“Nuk jam i shqetësuar për zonën Champions, por duhet të bëjmë pikë – vazhdoi ai –. Kur ke katër raste të pastra, duhet të shënosh të paktën një gol. Ne ishim të pasaktë. Por ka edhe gjëra të mira në këtë barazim: nuk pësuam gol, nuk na goditën kurrë në portë. E ne duhet të fillojmë përsëri nga këtu”.

RAPORTI ME LOJTARËT

“Zëvendësimet e Chiesa dhe Kostic? Unë u kërkoj atyre të bëjnë performanca të mira. Federico bëri mirë në pjesën e parë, pastaj më duhej diçka më shumë mes linjave. E njëjta gjë për Kostic – shtoi trajneri i Juventus Allegri -. Ata kishin shpenzuar shumë dhe kishte nevojë për më shumë teknikë dhe këmbë”.

Vlahovic i përjashtuar? Ai bëri një gabim dhe do të gjobitet nga klubi. Nuk kam pasur mundësi të flas me të – përfundoi Allegri -. Ky karton i kuq është pjesë e rrugës së rritjes së një lojtari 24-vjeçar, i cili për herë të parë këtë vit luan ndeshje me kaq shumë presion mbi vete”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *